Policia në Mirditë ka arrestuar një 59-vjeçari pasi tentoi të vrasë me armë zjarri nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç.
Po ashtu në cilësinë e proves materiale Preng Teskës iu sekuestrua një pushkë me një karikatore me 10 fishekë.
Në njoftimin e policisë thuhte se: “Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme , ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen”.
Ndërkiohë Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisl së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale ” Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.