Një muaj më parë aktorja Amelda Abazi nëpërmjet postimeve në profilin e saj në Instagram njoftoi se përveç aktrimit, kishte filluar të merrej me muzikë.
Ajo kishte filluar të xhironte klipin e ri që pritet të lançohet shumë shpejt në bashkëpunim me artistin e njohur turk, Burak Yeter.
Aktorja ka publikuar sot në llogarine e saj në Instagram, një pjesë të këngës, ku shfaqet shumë joshëse.
Të shumta kanë qënë komentet pozitive që ka marrë aktorja nga publikimi i këtij projekti.