Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim 1 orësh me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Takimi mes tyre është zhvilluar në ambientet e Rogner.
I pranishëm në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare te OSBE, Riccardo Migliori
Pas takimit Basha e Idrizi janë shprehur se kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy partive.
‘Dua të i uroj mirëseardhjen PDIU-së në frontin e opozitës së bashkuar. Opozita është në frontin më të gjerë, më e angazhuar dhe më e fortë.
Bisedimet me PDIU-në përfunduan me sukses, për të ju shërbyer qytetarëve. PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare: ti japin fund bashkëqeverisjes me krimin, të largojmë aleancën e pushtetit me krimin’.
Në takim ishin të pranishëm dhe Albana Vokshi dhe Mesila Doda.