Marrëveshja Basha-Idrizi, ja përmbajtja

1
232

Zgjerimi i Frontit të Bashkuar Opozitar me PDIU është konkretizuar me një marrëveshje mes Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Mësohet se PD dhe PDIU janë angazhuar së bashku për një qeverisje të çliruar nga krimi. Marrëveshja mes dy partive përmban 6 pika, ku mbizotëron vullneti për të larguar qeverinë qe bashkëpunon me krimin, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas për qeverisje në interes të qytetarëve.

6 PIKAT E MEMORANDUMIT PD-PDIU

Rikthimin e normalitetit politik e institucional në vend, duke krijuar kushtet për ndarjen e politikës nga krimi, që po rrënon çdo standart demokracie në vend.

Krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme, ku qeveria të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve dhe jo nga skemat mafioze dhe lidhja me krimin, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve.

PD dhe PDIU angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore me qëllim rikthimin urgjent të normalitetit në vend dhe ndarjen e sistemit politik nga fenomeni i blerjes së votës dhe manipulimit të saj.

PD dhe PDIU angazhohen për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë ne te gjitha dimensionet e saj.

PD dhe PDIU angazhohen për fuqizimin e ekonomisë, duke suguruar lirinë e sipërmarrjes, konkurencës dhe mundësive për të gjithë.

PD dhe PDIU angazhohen për një mirëqeverisje sa më pranë qytetarëvë, të përkushtuar për zgjidhjen e problemit të papunësosë, për rritjen ekonomike, luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me afrimin e PDIU-së në Frontin e Përbashkët Opozitar, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë e tjera parlamentare LSI, PR, PBDNJ, PDK, PAA, Lulzim Basha ia ka dalë të realizojë bashkimin më të madh politik sot në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here