Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, të rinjtë e LRI-së kanë zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të dhënë një mesazh.
Ata kanë vendosur postera në shkollat e Tiranës kundër përdorimit të lëndëve narkotike.
“Mbro shkollën nga droga” ka qenë mesazhi që të rinjtë e LRI kanë shpërndarë në shkollat e kryeqytetit, nisur nga rastet e shumta të raportuara dhe raportet për rritjen e përdorimit të drogërave në shkollat e kryeqytetit.
Siç raporton zyra e shtypit të LSI-së, të rinjtë u angazhuan në këtë mision mbrëmjen e kaluar.