Presidenti Meta u bashkua “Aleances për Dhurimin e Gjakut” pas audiencës me Papa Françeskun. Shume të rinjtë te angazhuar të “Fundjavë Ndryshe” u bashkuan nismes per dhurimin e gjakut. Vetëm përfshirja e plotë e të rinjve në të gjitha kauzat humane e politike të vendit do t’i motivojë për të jetuar në Shqipëri u shpreh Presidenti ne nje status ne Facebook
- Statusi i plote:
Shumë i lumtur që pas audiencës me Papa Françeskun të takohesha me të rinjtë e angazhuar të “Fundjavë Ndryshe”, të cilët vullnetarisht iu bashkuan sot nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke treguar një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie sociale dhe humanizmi.
Vetëm përfshirja e plotë e të rinjve në të gjitha kauzat humane e politike të vendit do t’i motivojë për të jetuar në Shqipëri, për të kontribuuar për të ardhmen tonë europiane e për të shmangur “dimrin demografik”, plagën sociale për të cilin edhe Ati i Shenjtë më shprehu shqetësimin e Tij.