Moderatorja e njohur sulmon Alketa Vejsiun: Uhhhh na trullose trurin

0
355

Mbrëmjen e kaluar startoi edicioni i 5-të i spektaklit të kërcimit “Dance With Me”.

Nata e parë u shoqëruaa me surpriza dhe spektakël, por nuk munguan as kritikat. Kësaj rradhe kritika ishte për moderatoren Alketa Vjesiu, nga kolegia e saj Eva Idrizllari. Ajo, me anë të një statusi në “Facebook” është shprehur se ishte kurioze të ndiqte programin, por e ndërroi kanalin për shkak se e tmerroi stili i prezantimit të Alketës. Sipas Evës, mënyra e saj e të folurit me ritëm të ngutshëm është shumë stresuese.

Postimi i plotë i Eva Idrizllarit:

“U bera kurioze per te pare programin “Dance With Me”, por e nderrova menjehere kanalin pasi me tmerroi stili i prezantimit te Alketes.

Uhhhhh. Po pse mi e dashur artikulon me shpejtesi marramendese, aq sa te trullos trurin kur te degjon?! Une kam simpati per Alketen si nje figure televizive, por menyra e saj e te folurit me kaq ritem te ngutshem eshte vertet stresuese.  Prezantimi i nje spektakli kerkon vertet dinamizem dhe entuziasem, por kjo nuk do te thote qe prezantuesja t’i nxjerre me super shpejtesi fjalet, por t’u jape frymemarrjen e duhur”.

ImageImage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here