Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin e Teatrit Kombëtar.
Ky vendim ka rrëzuar përfundimisht të ashtuquajturin ligji “Fusha”, i cili u shoqërua me debate të gjata nga politika, artistët dhe publiku shqiptar për muaj më rradhë.
“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar, deklaroi kreu socialist i komisionit Eduard Shalsi.
Pas tij e ka marrë fjalën deputetja e PD, Albana Vokshi e cila përsëriti se Ligji Rama – Fusha është antikushtetues dhe kriminal.
Nga ana tjetër deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se sot u pranua që ligji është anti-kushtetues.