Reagon Basha: Kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë rrugëve

0
126

Prindërit e dhjetra fëmijëve në fshatrat e Korçës, që nisnin dje vitin e ri akademik, e kanë nisur jo me gëzim, por me indinjatë ditën e parë të shkollës . Ata kanë reaguar me zemërim ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit për ta mbyllur shkollën në fshatin e tyre dhe për t’i dërguar fëmijët në shkollën e Udënishtit, 4 km larg!

Në një video të publikuar nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, njeri prej prindërve gjen rastin përgëzojë xhestin e madh të mësuesve në një fshat të Skraparit, që e ngritën me krahët e tyre shkollën për fëmijët e fshatit dhe për të mos lejuar që ata, që nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin drejt qytetit çdo ditë, të mbeteshin pa arsim.

Kryetari i  opozitës, Lulzim Basha, teksa ka publikuar protestën si dëshmi, ka reaguar me këto fjalë: “Që dje kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur.”

Ja si shprehen prindërit e shqetësuar në videon e mëposhtme:

“Kjo është një çmenduri që bëjnë disa të çmendur për të na mbyllur shkollën. Ata djemtë i përgëzoj, ata dy djemtë që ngritën një shkollë në Skrapar për dy nxënës. Çdo fëmijë i Shqipërisë ka të drejtë të arsimohet.  Ne kemi shkollën këtu, tani “hajde ta prishim dhe të ikim 4 km larg për shkollë!” Këtë nuk e kuptoj!”

“Peticionin e kemi çuar në Drejtorinë Arsimore që nuk duam të mbyllet shkolla, e kemi çuar që më datë 24 gusht.”

“Ne duam shkollën këtu, të bëhet këtu ku jemi. Jemi 2000 familje këtu.”

“Ne duam që shkolla të mbetet këtu, s’e them unë, se jam gjysh, po e thotë gjithë ky komunitet, e thonë këta prindër. Fëmijët nuk do  t’i shpiem në Udënisht.”

“Këtë fëmijë unë nuk e çoj dot përditë në shkollë. Nuk vjen furgoni dhe unë përditë nuk kam mundësi ta çoj në fshat. A shkon dot ky në shkollë në fshat?! (Tregon një 6-vjeçar).  Plus që është dhe autostrada. Para disa kohësh ndodhi aksident. Nuk e çoj më!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here