Kryeministri Edi Rama, të enjten, deklaroi se ka respekt për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama u tha gazetarëve në studio se ndryshe nga ju që keni harruar se çfarë ka bërë Thaçi për Kosovën, unë kam respekt për të. “Kur Hashim Thaçi mori malet atje, nuk mori aprovimin tuaj apo nga grupi i gazetarëve”, tha ai.
Në lidhje me çështjen e kufijve, ai tha se ka biseduar me presidentin Hashim Thaçi, ndërsa shtoi se nuk ka dijeni për detaje/ opinion.al