Socialistët drejt Kuvendit për të votuar prishjen e Teatrit

0
221

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare për të votuar ndër të tjera, në pikën 6, ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit  Kombëtar ose siç e kanë paraqitur në rendin e ditës si “Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””

Mazhoranca e pranoi dekretin e Presidentit Ilir Meta që e kthente mbrapsht ligjin për rishqyrtim në Kuvend, duke e modifikuar këtë të fundit, pa hequr dorë nga qëllimi për ta prishur godinën ekzistuese dhe ngritur kulla në vendin e saj.

Votimi kërkon shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe do të bëhet pasi të shprehet komisioni për Veprimtaritë Prodhuese dhe më pas, grupet parlamentare. Por, sikuse dihet tashmë, opozita nuk do të jetë e pranishme në seancë dhe e ka paralajmëruar mazhorancën se miratimi i këtij ligji që çon në shembjen e godinës së Teatrit është një akt grusht shteti dhe opozita do ta konsiderojë çdo deputet që voton për të, si terrorist.

Në rendin e ditës janë disa projektligje të tjera, si më poshtë vijon:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here