Puna, paratë, shëndeti dhe të bekuarit në dashuri! Ja çfarë thotë horoskopi

0
271

DASHI

Jeni padiskutim protagonistë të një viti intensiv dhe energjik. Plutonin duhet ta konsideroni një aleat dhe një shok shumë të çmuar. Edhe Saturni është më në fund në një pozicion shumë të privilegjuar me shenjën tuaj, duke mbështetur dhe aprovuar në mënyrë të pakushtëzuar dëshirat tuaja.

Jupiteri do të kujdeset për ekonominë tuaj. Neptuni favorizon lidhjet e reja miqësore dhe propozon zgjidhje të reja për çështje të vjetra. 2018-ta premton zhvillime produktive dhe qëndrueshmëri emocionale që do ju bëjë të jetoni qetësisht dashurinë që prej kohësh po kërkoni.

Dashuria

Dashuri e qëndrueshme

Për shkak të situatës yjore dhe duke parë historinë tuaj sentimentale, – jo gjithmonë në lartësinë e pritshmërive tuaja-, dashurisë kërkojini vetëm një gjë: T’ju dhurojë siguri! Doni të frymëzoheni nga një dashuri solide e mbështetur në baza të forta, përveç përfshirjes seksuale që do t’ju shërojë nga zhgënjimet. Saturni në bashkëpunim me Plutonin do të dinë të ndezin erosin në raportin tuaj duke ju dhuruar aftësi të jashtëzakonshme në perfomancat tuaja mes çarçafëve. Por duhet të bëni hapa të kujdesshëm, nëse doni të jeni të sigurt që edhe për personin e zemrës gjendja sentimentale i dhuron të njëjtat aspirata, përveç se është përfshirëse. Qëndrimi i gjatë i Afërditës tek Akrepi dhe Peshorja deri në 2018-ën (6 tetor – 16 nëntor) ju sugjeron të përdorni armën e durimit për një marrëdhënie që keni për zemër, ndërkohë që në pjesën qendrore të 2018-ës situata bazohet në ndjenja reciproke, bashkëpunim dhe tërheqje fizike. Për shumë persona do të jetë viti i kurorëzimit të një ndjenje shumë të rëndësishme.

Puna

Situatë në rritje

2018-ta do të jetë një vit i favorshëm për punën. Shanset pozitive janë. Vështirë se do të rrëmbeheni nga plogështia dhe falë mbështetjes së planetëve pozitivë do të jepni më të mirën, duke përmirësuar pozitën tuaj. Të gjitha këto do sjellin afirmime të rëndësishme që do të kenë zhvillim gjatë 2018-ës.

Yjet nuk ju premtojnë një vit ku gjithçka është e mirëqenë, duhet një pjesëmarrje më aktive nga ana juaj. Dhe me mbrojtjen e tyre do të arrini të finalizoni zgjedhjet tuaja profesionale, duke arritur objektivat që i keni vënë vetes prej kohësh, me grintën e zakonshme që dallon karakterin tuaj.

Në pjesën e parë të 2018-ës, Marsi mund të sjellë spekulime financiare të vazhdueshme. Progresi ekonomik është kushti ideal për të çuar përpara një marrëdhënie pune, ku nuk do të shihni të pakësohen aftësitë tuaja teknike dhe menaxheriale.

Në të njëjtën rrugë do të vazhdoni edhe në pjesën qendrore të vitit 2018, ndërkohë që në vjeshtë priten fitore dhe kënaqësi të reja profesionale të mbështetura nga Jupiteri që ndodhet në shenjën e Shigjetarit, që me ju do të jetë me siguri bashkëpunëtor shumë bujar.

Paratë

Luftoni për atë që është juaja

Situata financiare e fillimvitit është ajo që do ju bëjë të vendosni mbi zgjidhje precize dhe të detajuara: Do të ndërmerrni beteja të forta për të arritur mirënjohje dhe marrë meritat si personale ashtu edhe profesionale. Mos kini frikë, yjet janë shumë bujarë dhe do ju japin mundësi për të arritur përmirësime të mëdha.

Shëndeti

Jepini trupit mundësinë për të shkarkuar stresin

Parashikimet për vitin 2018-të premtojnë: shkathtësi, fizik perfekt dhe gjallëri. Në pjesën e parë të 2018-ës përpiquni të mos dembeloseni dhe jepini organizmit mundësinë për të shkarkuar stresin duke bërë më shumë ushtrime fizike dhe sport. Kur të arrini format e dëshiruara duhet të dini t’i ruani për gjithë pjesën tjetër të vitit. Nuk do ju mungojë dëshira për të marrë pjesë edhe në gara të rëndësishme.

DEMI

2018 është një vit që nis me praninë e zgjatur të një ylli energjetik dhe luftarak, si Urani që ndodhet në shenjën tuaj. Një vit që do ta nisni me shpejtësi, për të arritur objektivat e paracaktuar dhe ato që prej kohësh keni dashur t’i realizoni. Mbështetja e Uranit është fat për iniciativat tuaja, që në fillim ishin kundërshtuar nga familjarët nga frika e një dështimi.

Megjithatë do të dini të bindni ata që ju rrethojnë se nismat tuaja janë të vlefshme dhe pasqyrojnë projekte të studiuara mirë dhe se nuk do të mungojnë rezultatet e pritura. Kështu do të vlerësohet edhe një herë tjetër kuraja dhe krijimtaria juaj. Saturni që ndodhet në shenjën e Bricjapit lëshon rrezet e tij të forta në bërthamën familjare, duke ngritur polemika me të afërmit dhe eksponentët e moshuar rreth jush.

Mund të krijojë probleme lidhur me shtëpinë, apo më fqinjësinë. Edhe Jupiteri nuk është në anën tuaj. Ylli në kundërshti sjell shumë keqkuptime me partnerin, me bashkëpunëtorët në fushën profesionale dhe nuk është aspak i mirë për financat tuaja. Neptuni në sektorin e suksesit nuk inkurajon avancimet tuaja në karrierë.

Dashuria

Duhet kujdes!

Dashuria gjatë 2018-ës do të jetë një shtyllë mbështetëse, në një kohë kur gjithçka tjetër mund të shfaqet e dobët dhe pak e përshtatshme për kënaqësitë që pret prej kohësh. Prania e Uranit në shenjën e Demit për muajt e parë të vitit dhe Afërdita pozitive që ju buzëqesh nga shenja e Akrepit ju lejon të përjetoni disa muaj me qetësi absolute. Megjithatë mbetet problemi i përhershëm, një xhelozi posesive që mund t’ju shtyjë drejt një sjelljeje të grindur me partnerin.

Konkretisht janë vetëm fantazma. Rivalët që mendon se sheh janë vetëm në mendjen tënde: Personi që keni pranë është më shumë se kurrë besnik.

Si Jupiteri dhe Neptuni sjellin një pranverë gjatë së cilës duhet të rishikoni sjelljen në raportin tuaj.

Një liri më e madhe ju lejon të dyve hapësira të reja që rinojnë raportin në çift. Vera do të jetë një stinë e mirë për dashurinë: Për ata që janë beqarë do të ketë shkëndija interesante të fillimit të një lidhjeje të papritur që krijojnë situata argëtuese, por që ju nga ana juaj do t’i shtoni edhe pak pasion.

Jupiteri ju fton ta konsideroni partnerin si një “dhuratë nga qielli”, një element thelbësor për ekuilibrin tuaj emocional. Prania e partnerit do ju japë siguri, ngrohtësi dhe një ndjenjë të madhe mbrojtjeje. Pra, ato që nevojiten për të transformuar një marrëdhënie në një histori të vërtetë dashurie.

Puna

Mund t’i kapërceni vështirësitë

E kot të fshehim se puna në 2018-ën do të jetë një rrugëtim nëpër pengesa: Saturni në shenjën e Bricjapit, Jupiteri në shenjën e Akrepit dhe Neptuni tek Peshqit përcaktojnë situata ku ambiciet të shtyjnë përpara, por rrethanat qiellore nuk janë shumë bashkëpunuese për arritjen tuaj personale. Saturni pengon suksesin në ato situata profesionale ku doni të dilni në pah, si në planin social ashtu dhe në raportet me bashkëpunëtorët dhe ortakët.

Edhe Jupiteri ju pengon por aftësia juaj mund të bindë ata që ju rrethojnë “me të mirë apo me të keq” që të vazhdoni me kauzën tuaj. Neptuni së fundi krijon keqkuptime mes teje dhe atyre që kanë komandën në menaxhimin dhe ecurinë e punës, si dhe probleme në nismat që doni të ndërmerrni.

Urani në shenjën tuaj që prej 17 majit ju karikon me grintë dhe energji, por mund të humbni shpesh, apo shumë lehtë durimin dhe të bëni shumë gabime. Tregohuni diplomatikë dhe analizoni me dinakëri lëvizjet që duhet të bëni.

Dëshira për të arritur majat është e fortë, por situata familjare mund t’ju shpërqendrojë nga objektivi fillestar. Sikur të mos mjaftonte Jupiteri i keq mund të vendosë limite në financa, prandaj do ta keni të vështirë të përballoni shpenzime të reja lidhur me blerjen e ndonjë makine apo instrumenteve të nevojshëm për të shpejtuar aktivitetin tuaj.

Paratë

Më mirë të shpenzoni, apo akumuloni?

Energjia me të cilën nis 2018-ën është dëshmia e qartë e vullnetit të për të dalë nga gjendja ekonomike e limituar dhe për të përdorur paratë për të përmbushur plotësisht kërkesat tuaja duke mbajtur lartë nivelin e jetesës.

Natyrisht lind pyetja: “Të shpenzosh qindarkat pa e vrarë shumë mendjen, apo të kurseni dhe të investoni?” Mes dy hipotezave me siguri jeni për të parën.

Shëndeti

Nisni me këmbën e mbarë

Niseni me grintën e nevojshme për t’i dhënë trupit tuaj shëndet dhe harmoni, që në disa momente do të evidentohet më së miri: Yjet zgjojnë energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur qëllimet. Mos u mundni nga dembelizmi dhe ruani zakonin e shëndetshëm të të bërit sport, deri tani jeni sjellë mirë me fizikun tuaj. Pra lëvizje dhe ushtrime fizike me një ushqyerje të shëndetshme dhe të rregullt, janë sekreti për të arritur format që dëshironi dhe për të evituar problemet me mëlçinë.

BINJAKET

Jupiteri i madh do të kujdeset personalisht që ta bëjë përditshmërinë tuaj të bukur. Ndikimet e tij do të japin frytet e duhura në fushën profesionale. Në një farë mënyre do të rilindni falë sukseseve në punë dhe mirënjohjes që do të merrni për punën e kryer, në formën e shpërblimit financiar. Me një diplomaci të kujdesshme do të arrini me siguri qëllimet tuaja dhe kështu do të testoni edhe suksesin e ambicieve.

Dashuria

Ndjenjat në plan të dytë

Yjet nënvizojnë se si në fushën e miqësisë dhe në fushën delikate të dashurisë, gatishmëria për t’i dhënë plotësisht zemrën atyre që janë përreth jush nuk do të jetë aq e qartë sa në të kaluarën.

Megjithatë, historia juaj është nga ato që janë shkëputur tashmë nga ekseset e romanticizmit, është një histori që ka baza të sigurta, si vlerësimi, respekti, dhe përfshirje më e madhe në aspiratat për jetën e njëri-tjetrit.

Keni frikë nga një dominancë e partnerit dhe kjo ju bën më të rezervuar dhe të kujdesshëm në dhënien e gjithë zemrës për ata që, megjithatë, kanë të gjitha karakteristikat për të të pëlqyer. Urani favorizon vendimet e papritura, ose shumë radikale. Për shkak të kësaj mund të karakterizoheni nga sjellje të ashpra dhe tolerancë “zero” kundrejt partnerit dhe “sjelljeve” të tij, që nuk të bindin dhe të pëlqejnë gjithnjë e më pak.

Viti në fund të fundit do të shërbejë për të sqaruar dhe për të testuar ndjenjat, për t’u siguruar nëse personi që ju pëlqen, është me të vërtetë në të njëjtën gjatësi vale me ju dhe mund të korrespondojë plotësisht me nevojat tuaja të reja në dashuri. Muajt e dimrit nuk do të jenë të lehtë dhe dëshira për ndryshim mund të shfaqet edhe në marrëdhënien bashkëshortore. Më mirë do të jetë në pranverë, një sezon ku do të filloni frekuentime të reja, pas së cilave do të lindin miqësi të reja dhe të bukura. Vera ofron takime të hidhura dhe të ëmbla në të njëjtën kohë, por që do mund të kapërcejnë çdo sprovë. Në muajt e vjeshtës, dashuria do të triumfojë.

Puna

Mirënjohje dhe duart plot

Me mbrojtjen e Jupiterit në 2018-ën, puna juaj do të marrë një shtysë të dukshme, duke ju çuar në një pozicion avantazhi në fushën ku ju veproni. Keni dalë përfundimisht nga një periudhë që ju shihte të pakënaqur ekonomikisht, do të dini të kapni sugjerimet qiellore për të vendosur kritere të reja financiare që do ju dhurojnë më shumë përfitime. Të shkëlqyera janë të ardhurat në pjesën e parë të vitit dhe do të dini t’i investoni sa më mirë. Urani nxit ambicien, por ju jep pak aftësi intelektuale për të konkretizuar strategjitë dhe projektet në fushën organizative dhe logjistike. Ndërsa Plutoni ju këshillon se duhet të menaxhoni me vendosmëri dhe diplomaci praninë e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve ekspertë. Nga pikëpamja profesionale viti nis menjëherë mirë dhe paraqet spunto që duhet të kultivohen dhe çuar përpara gjatë 2018-ës, periudhë ku do të shihni pozicionin tuaj profesional të konsoliduar.

Paratë

Siguri dhe prestigj

Mund të arrini një siguri financiare të dukshme dhe shumë solide falë dhuntive menaxheriale dhe kreative të favorizuara nga yjet. Falë prestigjit që do të arrini do të keni dhe mundësi të mira për t’u shpërblyer me para. Personaliteti juaj ju lejon të ndërveproni mirë me këdo.

Shëndeti

Më pak sportiv?

Ndoshta nga pikëpamja fizike do të keni më pak prirje për lëvizje dhe sport dhe duhet të llogarisni që Saturni mund të jetë shkaku kryesor i një gjendjeje jo të mirë shëndetësore. Urani ju këshillon të mos merreni me situata potencialisht të rrezikshme dhe Plutoni ju fton të keni më shumë kujdes për trupin dhe mirëqenien tuaj në përgjithësi.

GAFORRJA

Pozicionet e yjeve do ta çojnë Gaforren drejt situatave që i pëlqejnë: Në fakt, këtë 2018 do ju mbështesin Jupiteri dhe Urani, dy planetë të fuqishëm, njëri bujar dhe pozitiv dhe tjetri origjinal dhe me një shkathtësi për t’ia pasur zili. Do të jeni të sigurt dhe me shumë mundësi profesionale falë Plutonit dhe shumë rigorozë dhe të rregullt falë Saturnit. Planetët këshillojnë të rishikoni strategjitë në fushën financiare ndërsa Jupiteri ju jep guxim dhe gjallëri në fushën e miqësive duke favorizuar zhvillime shumë interesante. Afërdita e bukur sugjeron kujdes në dashuri, sidomos në fillimin e vitit.

Dashuria

Dashuria është pjellore

Pozicionet e planetëve mund të nxisin situata në çift shumë pozitive: Jupiteri dhe Urani ndodhen në dy shenjat e ujit, njëri te Akrepi dhe tjetri te Peshqit e që janë në kundërshti me Afërditën që ndodhet tek Bricjapi në dy muajt e parë të vitit. Ky aspekt i fundit, i cili mund të përcaktojë një fazë në të cilën shpirti dinak dhe luftarak duhet të dalë në pah për të mbrojtur ndjenjat tuaja nga sulmet e jashtme, ose rreziqet e tjera. Strategjia juaj do të rezultojë fituese në të gjithë situatën e dashurisë. Mirëkuptimi i fortë i kombinuar me një tërheqje seksuale të jashtëzakonshme nxit një bashkim të frytshëm në të gjitha aspektet, aq sa të merrni në konsideratë edhe ardhjen e një fëmije. Jupiteri zbulon se shtimi i familjes do ju pëlqejnë shumë.

Megjithatë, në dashuri viti i ri parashikohet me të vërtetë “i nxehtë” dhe ndjenja se “i përkisni” njeriut të zemrës sa vjen e rritet, një ndjenjë që mund të jetë edhe më e fortë në çiftet e konsoliduara tashmë.

Pas një pranvere triumfuese do të pasojë një verë e ëmbël dhe e shkëlqyeshme, por vetëm në vjeshtë premtimet e ëmbla të planetëve do të realizohen.

Puna

Përqendrohuni te ambiciet tuaja

Aspektet e favorshme të qiellit, promovojnë cilësitë tuaja profesionale, edhe pse duhet t’i bëni mirë llogaritë. Është e rëndësishme të rishikoni burimet e fitimit për të rritur të ardhurat tuaja. Marrëdhëniet me bankat dhe institucionet e kredive duhet të ndiqen në mënyrën e duhur me shkathtësi dhe profesionalizëm, tipare që ju dini si t’i fusni në lojë kur bëhet fjalë për gjëra me të vërtetë të rëndësishme. Falë Jupiterit do të dini të rrezikoni, do të keni një vizion më të gjerë në rrethanat që lidhen me punën, duke përdorur burimet tuaja, të kombinuara me ato që yjet mundësojnë ju. Plutoni ju këshillon të keni një sjellje pak më të ndryshme dhe fleksible: më pak besnikë ndaj ligjeve dhe rregulloreve, por duhet te keni shumë kujdes në vlerësimin e rrethanave.

Do të kuptoni se situata ekonomike në përgjithësi duhet të rritet, por kjo bëhet vetëm duke përdorur intuitën dhe se përpjekjet tuaja duhet të përqendrohen pikërisht tek mirëqenia juaj: Nëse rruga e nisur për të arritur tek një nivel jetese që ju doni, nuk ju duket premtuese, atëherë planetët sugjerojnë të shihni alternativa të tjera. Urani ofron ndihmë dhe mbështetje në muajt e parë të 2018-ës duke ju dhuruar grintën dhe gjallërinë e duhur për të çuar përpara programet impenjative të përcaktuara nga yjet që do të përpiqen të lehtësojnë realizimin e qëllimeve tuaja.

Paratë

Të ardhurat do të kapitalizohen

Ndërsa Jupiteri favorizon shpërblime më të mëdha dhe më shumë të ardhura, Saturni ju shtyn drejt investimeve. Ky planet ju inkurajon të mbyllni marrëveshje afatgjata në bursë, në letra me vlerë ku kapitali është i garantuar.

Shëndeti

Lëvizni pak!

Nuk keni reputacionin e të qënit një shenjë që është veçanërisht e prirur për të praktikuar sporte që kërkojnë një farë impenjimi. Dhe në fakt edhe këtë vit kërkoni mirëqenie fizike por sidomos kërkoni shoqëri, argëtim dhe kjo bëhet duke zgjeruar njohjet dhe miqësitë.

LUANI

Besojini mesazheve qiellore gjatë këtij viti. Do të jeni të rregullt, racionalë, logjikë… tipare që mund t’ju çojnë drejt realizimit të plotë të dëshirave tuaja. Jupiteri ju këshillon t’i kushtoni më shumë vëmendje familjes, pasi Neptuni mund t’i bëjë edhe raportet e konsoliduara të paqëndrueshme si dhe të ndikojë negativisht në harmoninë me të afërmit. Urani ju kërkon t’u dilni përballë disa problematikave të lidhura me paratë. Falë zgjuarsisë suaj do të dini me siguri të gjeni zgjidhjen më të mirë. Urani nuk favorizon ngritjen tuaj në karrierë.

Dashuria

Mbrojeni mirë…

Uran sjellë gjëra pozitive për jetën e Luanit. Planeti ju jep këshilla të një natyre praktike … ju do të shkathët dhe të zellshëm në deshifrimin e mesazheve që yjet e favorshme dhe të vëmendshëm ndaj jush kanë për ju. Vetëm falë këtyre këshillave do të mund të kundërshtoni Jupiterin, i cili nuk i thjeshton dhe ëmbëlson marrëdhëniet familjare, dhe do të jeni disi të qetë në shtëpi. Vetëm dashurinë nuk do ta braktisni, do ta jetoni me pasion dhe do të jeni më të angazhuar se kurrë kundrejt partnerit. Ndoshta ambicia apo dëshira për t’i treguar botës atë që jeni të aftë të bëni, do të bëjë që ju të mbani rolin kryesor në lidhje dhe të lini disi në hije partnerin. Do të ketë periudha ku lidhja juaj do të vihet në provë dhe ku do të luftoni me rivalë të fortë. Personi i zemrës mund të ndikohet nga shkujdesja juaj, prandaj duhet t’i siguroni një fole të sigurt dhe një situatë të qetë: Ky gjest mund të jetë pasaporta e lirisë së veprimit gjatë periudhës së vështirë që duhet të kaloni. Pas një pranvere premtuese do të pasojë një verë e ngrohtë dhe një vjeshtë plot konkretizime. Në muajt e fundit të vitit sërish në vend të parë do të jenë ndjenjat!

Puna

Ambiciet tuaja po rriten

Thjeshtësia do të nxitet nga prania e Saturnit në shenjën e Akrepit, një planet i mençur, që nuk i do shumë stolitë dhe lajkat, por që është i vendosur t’ju dhurojë më të mirën. Në këtë mënyrë, në punë do t’i vini pikat mbi “i” duke neglizhuar situatat margjinale. Sipas Jupiterit këtë 2018-të në atdhe do të gjeni kënaqësinë më të madhe, duke përfshirë edhe ato financiare.

Gjatë gjithë vitit, Plutoni është aleati më i madh i kreativitetit: pozicioni i tij rrit aftësinë tuaj për të nxjerrë frytë nga idetë dhe frymëzimi yt. Ndërsa Neptuni ju paraljmëron se në ngjitjen e shkallëve të suksesit do të jeni i vetëm dhe vështirë se do të gjeni bashkëpunimin ose solidaritetin në projektet që dëshironi të zbatoni. Por ndoshta, ajo që do ju mungojë më shumë, do të jetë mbështetja financiare. Do ta gjeni në familje, ata që ju rrethojnë do të ofrojnë ndihmë praktike, për të ndërhyrë dhe kompensuar disbursimet që do të kryeni për aktivitetin që dëshironi të ndërtoni. Dëshira për të fluturuar lart dhe shanset për sukses janë … por bëjini mirë llogaritë tuaja dhe mos guxoni më shumë se ç’duhet.

Paratë

Përpiquni të jeni më pak të kushtueshëm

Në sektorët ku keni lëvruar dhe aty ku keni mundur të fitoni të ardhurat më të larta, yjet ju sigurojnë mundësitë më të mira për realizimin dhe rritjen e mëtejshme ekonomike. Sipas parashikimit të yjeve, Urani me urtësinë e tij ju kthen drejt “zakoneve” më pak të kushtueshme dhe zgjedhjeve të rëndësishme në jetën e përditshme.

Shëndeti

Gjithmonë duke ushtruar

Sporti dhe ushtrimet fizike janë çelësi që duhet të përdorni pothuajse çdo ditë për të shmangur sëmundjet e ndryshme që për fat të keq, për shkak të pozicioneve të planetëve do ju prekin. Për funksionimin e mirë të mëlçisë dhe shëndetit mendor mos nënvlerësoni sinjalet që vijnë nga trupi juaj.

VIRGJERESHA

Do të jetë një vit me grintë dhe plot nisma të reja edhe pse planeti Uran do të jetë në një pozicion negativ. Nga ana tjetër, Jupiteri do të jetë një aleat i vlefshëm dhe do ju mbështesë gjatë gjithë vitit 2018.

Plutoni paralajmëron për marrëdhënie të vështira mes teje dhe afërmve tuaj përsa i përket çështjeve të ngushta familjare.

Neptuni paralajmëron një ndryshim për mirë në pozicionin e punës, ku do të jeni në gjendje të nxirrni më në pah aftësitë tuaja profesionale dhe do ju ndihmojë të konkretizoni projektet tuaja. Edhe planetët e shpejtë janë përkrah teje për t’ju ofruar këshilla të çmuara.

Dashuria

Rrugë të lirë dashurisë…

Vendosja për një kohë të gjatë e Afërditës në shenjën e Akrepit në muajt e fundit të vitit dhe influkset që ju rezervon Urani në shenjën e Demit ju dhurojnë një vit të favorshëm. Planetët favorizojnë lindjen e lidhjeve të forta të dashurisë, të pasura me romanticizëm dhe pasion të zjarrtë.

Viti nis me shumë mundësi që duhet t’i shfrytëzoni. Nëse nuk keni përkrah një partner, atëherë duhet të lëvizni. Një njohje e re do të rezultojë e suksesshme.

Me siguri fjalët nuk do të jenë të nevojshme, pasi tërheqja që do shfaqni nuk lë dyshime. Mundësia për të jetuar histori intensive në çift do të jetë e madhe dhe më në fund yjet do të dinë t’ju dhurojnë një dashuri që do të dijë t’ju bëjë të lumtur. Urani ju këshillon kujdes në raportet e hershme, sidomos nëse keni filluar me mosmarrëveshje e vogël… megjithatë ndoshta ka ardhur koha që të ndryshoni faqe.

Kujdes edhe në njohjet e reja sidomos nëse kuptoni se nuk jeni përballë personit që ju përshtatet. Nëse Urani dhe Afërdita në fillim të vitit ndezin dashurinë dhe ju dhurojnë histori premtuese që do të reflektohen pozitivisht gjatë gjithë 2018-ës, Jupiteri i drejton rrezet e tij në fushën sociale ku do të lulëzojnë njohjet e reja. Pranvera është intriguese, vera është e nxehtë dhe vjeshta do të jetë e pasur me premtime romantike.

Puna

Keni më shumë konsideratë

Situata profesionale kërkon një ndryshim, por kushtet e përgjithshme nuk e inkurajojnë këtë. Në fakt Neptuni mbështet aftësitë tuaja dhe ju sugjeron të zgjeroni sferën e veprimit dhe të përgatiteni teknikisht për të kapërcyer pengesat e krijuara nga persona që nuk janë të prirur për t’ju ndihmuar. Në fillim të vitit 2018 situata do të jetë pak më e nderë.

Do të arrini të kapni sugjerimet yjore dhe do t’i jepni jetës suaj profesionale një shtysë të re. Do të korrni sukseset që meritoni në planin ekonomik por yjet sugjerojnë se do të keni ndryshime edhe përsa i përket selive të zyrave, rinovime të mobilimit.

Paratë

Një sektor premtues

Falë impenjimeve tuaja me siguri do të arrini të rrisni financat. Në fillim të vitit mos investoni në mënyrë të pamenduar dhe ruani marrëdhënie të mira me bankat, sepse ndoshta përgjatë vitit do të keni nevojën e rezervave për të mbushur boshllëqet që mund të lërë një punë jo shumë e kënaqshme.

Shëndeti

Sa energji!

Keni aftësinë të kujdeseni për trupin tuaj si nga ana shëndetësore, estetike por dhe nga mirëqenia e përgjithshme. Kjo do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti. Viti do të nisë në mënyrë të mrekullueshme falë energjive që do të jenë në nivel shumë të mirë. Kujdes ushqyerjen, stilin e jetesës, bëni sport dhe ushtrimeve fizike, sepse janë baza e një sjellje të shëndetshme që luftojnë jetën shumë stresuese.

PESHORJA

Gjatë 2018-ës mesazhi i Jupiterit është i qartë: do të fuqizohet sektori ekonomik përmes një aktiviteti fitimprurës. Ky projekt do të mbështetet edhe nga Urani që do të kujdeset personalisht për zhvillimin e mirë të punës suaj. Plutoni ju mbështet në sektorin social dhe premton rezultate të shkëlqyera për rritjen e suksesit tuaj. Saturni në shenjën e Bricjapit kujdeset për miqësitë dhe avantazhet që ato mund të sjellin. Jini të kujdesshëm ndaj atyre personazheve që nuk i përgjigjen kritereve tuaja të korrektësisë. Orkestruesi i 2018-ës është Neptuni, element yjor që është i aftë t’i japë ndjenjë dhe poezi dashurisë dhe të zhvillojë sa më mirë kreativitetin. Planeti do të ndihmojë në idetë tuaja dhe dhurojë spunto të domosdoshme. Përsa i përket zbatimit të tyre, planeti ju ofron kartat më të mira për të fituar çdo betejë.

Dashuria

Mjafton pak poezi

Situata sentimentale nuk nis mirë: Afërdita tek Akrepi është e akullt kundrejt jush, por Jupiteri ju fton të nxirrni në pah erotizmin, për t’i dhënë një shtysë pozitive jetës në çift. Të bëheni të domosdoshëm për partnerin, si ajri që thith është një taktikë që do të rezultojë e suksesshme. Megjithatë është Neptuni ai që dikton ligjet, prandaj duhet të bëheni romantik, të ëmbël në shprehitë tuaja për t’i dhënë partnerit mirësi, ndjesinë se është i gjithi i përfshirë. Neptuni ushqen ndjenjat e forta.

Pas një fillimviti pak të qetë do të vazhdojnë muajt intensive. Në pranverë do të karakterizoheni nga një zgjim i erotizmit, ndërsa në verë kurioziteti për diçka të re dhe dëshira për të shtyrë kufijtë tuaja do ju shtyjë drejt historive të tjera. Ky vit do të jetë plot me lajme edhe gjatë vjeshtës. Sukseset tuaja në çdo sektor tjetër do të dini t’i ndani me partnerin, gjë që do ta forcojë akoma edhe më shumë lidhjen. Por kujdes në muajt e fundit të vitit sepse mund të shfaqet xhelozia.

Puna

Fantazi dhe konkretizim

Mes objektivave dhe mundësive që qielli ka vendosur t’ju dhurojë ka shumë distancë. Ju kërkoni suksesin konkret dhe fitime ekonomike, por yjet duan t’ju dhurojnë së pari prestigj dhe sukses profesional në punën tuaj. Afirmimi profesional i këtij viti është një qëllim që do ta arrini, por tensionet ekzistuese mes Jupiterit, Saturnit dhe Neptunit nënvizojnë se duhet t’i futeni punës, sepse suksesi mund t’ju dhurojë më shumë sukses dhe qetësi ekonomike: Shfrytëzoni më mirë kreativitetin. Plutoni ju sugjeron të frekuentoni vende dhe persona që janë në gjendje të zbulojnë talentin tuaj. Në pjesën e parë dhe të fundit të vitit, në marrëdhëniet profesionale do të keni të bëni më shumë me personazhe që i njihni, ndërsa në pjesën qendrore të 2018-ës do të keni mundësi të njihni njerëz të rinj.

Paratë

Yjet premtuese…

Pozicioni i Jupiterit gjatë 2018-ës garanton të ardhura të vazhdueshme që mund të kenë një destinacion “ndryshe”… ndoshta për të shlyer borxhet, apo impenjime të shkuara. Megjithatë këto të ardhura mund të përfaqësojnë nisjen e një rrugëtimi drejt rilindjes ekonomike.

Shëndeti

Dëgjoni sinjalet e trupit

Viti 2018 për Peshoren duket se do ju kërkojë më shumë energji se sa duhet. Propozimet e Jupiterit dhe turbulencat e Neptunit do të sjellin muaj gjatë të cilave mund të ankoheni për ndonjë sëmundje të lehtë. Evitoni dembelizmi dhe kequshqyerjen. Përfundimisht mirëqenie e trupit tuaj kalon edhe nga një ushqyere e shëndetshme dhe e ekuilibruar, mbajeni mend!

AKREPI

2018 do të sjellë zgjidhje të vlefshme për problemet që zvarrisni prej kohësh. Do të kaloni një periudhë ku do të marrin fund shumë situata që ju kanë lodhur dhe stresuar.

Jupiteri ju transmeton lumturi. Plutoni do ju udhëheqë me mençuri dhe do të kujdeset për imazhin tuaj, duke ju dhuruar më shumë karizëm dhe vetëvlerësim në raportet me të tjerët. Neptuni do ta bëjë më të komplikuar jetën shtëpiake, por do të largoni dhe zakone dhe formalizma që nuk janë më pjesë e stilit tuaj të jetës.

Urani nuk do ju ndihmojë në zhvillimin e punës në pjesën e parë të 2018-ës dhe mund të sjellë disa shqetësime shëndetësore. Dëgjoni sinjalet e trupit dhe përpiquni të mos lodheni. Disa planetë sugjerojnë se falë njohjeve të reja, do të marrin kthesë edhe financat tuaja.

Dashuria

Harmoni sentimentale…

Xhelozia mund të jetë kryefjala e muajve të parë të 2018-ës. Partneri nuk e përtyp dot suksesin, sjelljen tuaj ekstroverse dhe kjo do ju çojë drejt forcimit të marrëdhënieve me personat që keni njohur prej pak kohësh. Tensionet yjore do të pasqyrohen edhe në jetën në çift duke krijuar keqkuptime.

Dëshira për të arritur qëllimet dhe bërë njohje të reja është një hap me siguri i guximshëm. Më mirë evitoni përfshirjet e kota me njerëz të tjerë. Vetëm në pranverë do të rigjeni harmoninë e duhur me partnerin. Ëmbëlsia do të jetë realiteti i përditshëm që do të përjetoni në muajt e verës, por duhet të fshini plotësisht nga zemra flirtet që ju hutojnë.

Vetëm kështu do të kaloni çdo rrezik, do të keni të njëjtat aspirata dhe do të ëndërroni të njëjtat gjëra me partnerin. Për Akrepin, dashuria gjatë këtij viti është një ndjenjë e domosdoshme, prandaj përpiquni të mos e humbisni rrugës.

Vjeshta parashikohet një stinë e mbushur me mundësi dhe bashkëjetesa do të jetë më e ekuilibruar. E qetë dhe e gëzuar do të jetë periudha e fundit e 2018-ës.

Puna

E di se sa vlen…

Me fillimin e vitit të ri 2018 Jupiteri dhe Plutoni konfirmojnë nevojën për të pasur përfitime më të mëdha se ato që perceptoni dhe ky argument do të jetë motivi kryesor i të kërkuarit të të drejtave tuaja. Sektori ku punoni do të pësojë shumë transformime gjatë gjithë 2018-ës.

Jupiteri është i vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe ju inkurajon të çoni përpara kërkesat tuaja. Ju e kuptoni që duhet të pretendoni më shumë, prandaj filloni të lëvizni duke zgjedhur me kujdes kohën dhe mënyrat e duhura për të vepruar.

Disa të lindur në shenjën e Akrepit mund të kërkojnë më shumë autonomi profesionale. Shumë të lindur të kësaj shenje, të inkurajuar nga Jupiteri do të përqafojnë kërkesat e tregut për të marrë më shumë kënaqësi profesionale dhe ekonomike.

Saturni do ju bëjë më ambiciozë, por duhet të veproni me kujdes sepse planeti nuk është aleati juaj. Neptuni do të ngre mjegull dhe konfuzione në gjirin familjar, problem që mund t’ju heq shumë përqendrimin.

Paratë

Zgjedhje të matura financiare

Urani dhe Jupiteri ju këshillojnë të ruani paratë dhe të bëni zgjedhje financiare të matura, kjo për të krijuar bazat për një sukses të ardhshëm në fushën financiare. Përpiquni të shtyni shpenzimet e mëdha në kohëra më të mira. Ndërsa nëse duhet të merrni ndonjë kredi atëherë duhet të lëvizni, aftësitë tuaja profesionale do bëjnë që gjithçka të shkojë mirë.

Shëndeti

Argëtohuni më shumë

Do ta filloni vitin e ri me vullnetin për të sistemuar problemet e vogla që keni pasur gjatë vitit që sapo kaloi. Po lini pas krahëve një periudhë të nderë, prandaj duhet të rifitoni energji dhe vitalitet. Ky është prioriteti për të përballuar muajt e parë të vitit.

Një zgjidhje e mirë do të ishte një frekuentim më i madh social që ju ndihmon të humbisni mendjen dhe të keni më shumë besim në aftësitë tuaja. Dhëmbët, aparati tretës dhe kockat janë “çështjet” që nuk duhet të lini pas dore.

SHIGJETARI

2018 është një vit i shkëlqyer. Prania e Jupiterit në shenjë dhe Mërkurit do ju japin kthjelltësi, aftësi intelektuale dhe shumë dëshirë për të zgjeruar njohjet tuaja në fushën profesionale.

Mes parashikimeve të vitit të ri në kornizën qiellore dallon Saturni që ndodhet në shenjën e Bricjapit e që do të zgjojë më shumë interes për t’u afirmuar në sektorët që nuk i keni shfrytëzuar mirë deri tani. Neptuni ofrohet të zgjerojë njohjet për t’i dhënë jetë një aktiviteti të ri, më të përshtatshëm me kërkesat tuaja.

Neptuni në shenjën e Peshqve ju këshillon të mos lini pas dore çështjet familjare, të cilat duhet t‘i përballoni me përgjegjësi dhe vendosmëri, por edhe me tolerancë.

Jupiteri ju mbështet dhe ju ofron mundësi të mira për zgjidhjen e situatave. Në pjesën e parë të vitit, Urani me vendosmërinë e tij ju ndihmon të zgjidhni mosmarrëveshje profesionale që prej kohësh janë lënë pezull, ndërsa Afërdita ju ndihmon financiarisht.

Dashuria

Qëllime të përbashkëta në jetën në çift

Do rritet dëshira për të vendosur një klimë të ngrohtë me partnerin për të jetuar jo vetëm dashurinë, por të jeni edhe bashkëpunues, të keni një lidhje të qetë, konstruktive dhe më të ekuilibruar me njeri- tjetrin. Objektivi i përbashkët për të pasur mirëkuptim zbulon se interesat e të dyve nuk ndalen vetëm në anën emocionale, por do të konsolidohen në planin ekonomik për të çuar përpara projekte ambicioze të lidhura me familjen.

Për historitë e reja të dashurisë për Shigjetarin parashikohen marrëdhënie speciale. Në pjesën e parë të vitit mënyra jote e të jetuarit të ndjenjave do të jetë pasionante, ndërsa prej prillit do t’i dorëzoheni emocioneve të buta që do ta bëjnë raportin magjik.

Verë shumë interesante. Nuk do të jenë të nevojshme fjalët për të krijuar një harmoni perfekte. Yjet janë ata që do të vendosin për ecurinë e raportit tuaj që në vjeshtë do të bëhet akoma dhe më rozë duke ju dhuruar qetësi dhe kënaqësi.

Në muajt e fundit të vitit xhelozia dhe rivaliteti mund të shqetësojnë jetën në çift: Mos lejoni që dyshimet dhe thashethemet të marrin të tatëpjetën. Fundi i 2018-ës do të jetë i ëmbël, dashuria do të jetë e ngrohtë e butë dhe e sinqertë.

Puna

Kërko atë që meriton

Në pjesën e parë të vitit, përsa i përket anës profesionale ajo kërkon vëmendje absolute, sidomos nëse doni t’i vini gjërat në rregull dhe të vendosni një raport të mirë me ortakët, bashkëpunëtorët dhe eprorët.

Qëllimi është që të humbisni pozicionet e humbura dhe të arrini vlerësimin e duhur që profesionaliteti juaj me siguri e meriton. Rendimenti dhe objektivat e arritura në aktivitetin tuaj meritojnë më shumë shpërblime financiare.

Jini të qartë dhe të vendosur, sidomos nëse duke folur me kortezi nuk ju jepet ajo që kërkoni. Do të jeni të detyruar të ndryshoni metodë dhe të kërkoni me më shumë forcë atë që ju takon. Prej qershorit dhe gjatë gjithë verës situatat e shumta që keni lënë hapur do të zhbllokohen definitivisht: deri atëherë shpërblimet do të shndërrohen në para kesh, falë dhe ndihmës që do ju japin planetët që kalojnë transit në shenjën e Bricjapit.

Në muajt e verës do të bëni ndryshime në pozicionet e zyrave, për të përmirësuar kushtet në punë. Do të keni kohë të lirë për t’u qëndruar më pranë njerëzve të afërt dhe të ndiqni më shumë hobit tuaja. Mos harroni se zotëroni dhunti artistike të spikatura… Nëse ju pëlqen, investoni në këtë sektor. Në muajt e fundit të vitit prisni fitime dhe dijeni se nuk do të mungojnë të ardhurat ekonomike të papritura që duhet t’i riinvestoni në aktivitetet tuaja.

Paratë

Në pritje të qartësisë

Përveç aftësisë për të arritur së bashku mirëqenien ekonomike, janë të shumta pikat e përbashkëta që keni me partnerin. Hapet një periudhë pozitive, që do të sjellë bollëk për financat tuaja. Plutoni që kalon në shenjë do të dijë të favorizojë investimet dhe zgjedhjet ekonomike.

Dhe falë kontributit që aleati juaj Saturn do ju japë do të dini të përballoni çdo lloj pengese. Në fund të vitit Jupiteri do të shfaqet në shenjën e Shigjetarit dhe me siguri do të dijë t’ju japë atë që prisni prej kohësh.

Shëndeti

Grintë e rigjetur

Në fillim të 2018-ës do të rigjeni grintën e humbur ku dinamizmi dhe gjallëria ju lejojnë të zhvilloni një program rikuperimi të formës fizike. Ushtrime, jetë në ajër të pastër dhe dëshira për të udhëtuar janë elementët që do ta bëjnë jetën tuaj më pak monotone.

Yjet ju këshillojnë të bëni sport, ndoshta në shoqëri të mirë, edhe pse do të preferoni të jetoni momentet tuaja në vetmi. Një gjë është e sigurt: Shfrytëzoni sa më mirë burimet tuaja energjike, sepse duke i bllokuar mund të dëmtoni mirëqenien fizike dhe mendore.

BRICJAPI

Që në fillim 2018-ta do të dallojë për energjinë pozitive, gjallërinë dhe dëshirën për nisma të reja. Falë qëndrimit të gjatë të Saturnit në shenjën tuaj, pikërisht në muajt e parë të 2018-ës, diplomacia, dashuria, mirësia do të shoqërohen nga një vendosmëri e pakontrollueshme dhe nga një vullnet i hekurt.

Plutoni ju bën më të kujdesshëm në zgjedhjet profesionale dhe ju sugjeron të bëni një ndryshim të ambienteve sociale që frekuentoni. Neptuni do ju ndihmojë të keni më shumë nuhatje në kampin financiar, duke ju propozuar detyra ndryshe nga ajo që bëni dhe më shpërblyese.

Edhe Jupiteri jep efektin e tij pozitiv duke shumëfishuar mundësitë pozitive. Saturni, planeti juaj do të dijë të adresojë më mirë ambiciet dhe do të dijë t’i japë një zhvillim dëshirave tuaja për të arritur qëllimet dhe objektivat. Këtë vit nuk ka rrugë të mesme: Në disa gjëra jeni të gatshëm të rrezikoni gjithçka për gjithçka.

Dashuria

Dashuria vishet me pasion

Viti nis mirë për çështjet sentimentale. Nuk do të jetë vetëm Afërdita ajo që do ju ndriçojë, por deri në fund të shkurtit edhe Urani do të shtojë pasionin, ndjenjat, mirëkuptimin erotik. Viti 2018 nis menjëherë me situata plot sensualitet, marrëdhënie të zjarrta ku seksi dhe ndjenjat shkrihen në një.

Ata që mendojnë se ju jeni të matur, keni vetëkontroll dhe ndonjëherë të distancuar do të ketë motive të mira për të ndryshuar mendje.

Ti qëndroni pranë partnerit do të jetë një dëshirë që do t’ju përshkojë gjatë gjithë vitit duke ju dhuruar çaste të ëmbla dhe ndërgjegjësimin se nuk duhet ta pranoni më vetminë. Pranvera dhe vera do të sjellin ndjesi të reja dhe bashkëpunëtorë të këtij suksesi tuaj do të jetë deti dhe dielli.

Puna

Luajini më mirë letrat tuaja

Yjet kanë rregulluar çdo situatë që nuk shkonte dhe që ju pengonte arritjen e plotë të projekteve tuaja. Në muajt e parë të vitit do të jeni të prirur të ndërmerrni më shumë impenjime seç duhet, por sapo të keni kapur ritmin do të gjeni ekuilibrin mes shtimit të detyrave dhe reagimit profesional, dhe për më tepër pa hequr dorë nga koha jote e lirë.

Kjo 2018-të mund të jetë një vit ku do të dalin në pah emri dhe kualifikimet tuaja. Energjitë fizike do të jetë të mëdha dhe mendja do të jetë pjellore, prandaj parashikohet një vit gjatë të cilit, do të dini të realizoni plotësisht idetë tuaja, pa folur pastaj për intuitën që do të jetë gjeniale.

Do të jetë një vit më i gjallëruar se ky që kaloi, ku do të hidhni themelet për projektet e ardhshme. Përmirësohet në shumë drejtime raporti mes impenjimeve dhe shpërblimit financiar.

Paratë

Në pritje të kthjelltësisë

Falë aftësisë për të vënë në praktikë idetë tuaja origjinale, do të keni më shumë fitime gjatë vitit. Jupiteri dhe Urani flasin për një vit të mbushur me premtime monetare. E rëndësishme është që edhe të bëni disa kursime, pasi në një kohë të caktuar do të bëhen një instrument për investime afatgjata në sektorë që ofrojnë mundësi të tjera për fitime.

Shëndeti

Mos jini shumë të butë

Prirja për të qenë sa më tolerantë dhe të butë, sidomos në fillim të vitit, mund t’ju çojnë të shihni me më pak ashpërsi rehatinë, vaktet e bollshme në tavolinë dhe pse jo veset që deri tani nuk i keni.

Çdo gjë që parashikohet e qetë dhe pak produktive nuk ka aspak të bëjë me personalitetin tuaj energjik, prandaj lëvizni.

Yjet në pozicion të mirë do të bëjnë që të përdorni burimet tuaja të energjisë për të përballuar momentet veçanërisht intensive dhe impenjative. Stili i jetesës duhet të jetë në proporcion me objektivat e paracaktuar.

UJORI

Do ta nisni vitin me vullnetin për të qenë të vendosur. Ju presin programe dhe situata personale komplekse për t’u zgjidhur, por që duhet të përballeni me to. Mund të shfaqet edhe ndonjë përplasje me personat që doni. Marsi, një mik i mirë i shenjës suaj, do të gjendet në tensione me Saturnin duke shkaktuar konflikte me partnerin tuaj. Edhe Jupiteri dhe Marsi ju paralajmërojnë se pikërisht në fillim të 2018-ës duhet të lodheni pak mes detyrave shtëpiake dhe autonomisë personale, që është e domosdoshme për të marrë rezultatet që prej kohësh prisni në profesionin tuaj.

Do të jetë një fillim-vit i lodhshëm për vendimet e rëndësishme që duhet të merrni. Neptuni në shenjën e Peshqve do të jetë bashkëpunëtori juaj në çështjet e lidhura me pronën dhe pasurinë në përgjithësi, duke ju këshilluar ndërhyje të shpejta në fushën financiare. Plutoni gjithmonë një aleat i vlefshëm do të sjellë në rrugën tuaj mbështetje nga miq të rëndësishëm që lehtësojnë arritjen e programeve të tua. Pranvera paraqitet shumë dinamike dhe gjatë verës do të keni ndryshime: Mund të modifikoni strategjitë tuaja, por në vjeshtë do të bëni mirë të jetoni përditshmërinë.

Dashuria

Dashuria e vërtetë thyen çdo kufi

Etja për ndryshime duhet të frenohet edhe përsa i përket sferës emocionale: Duhet të prisni pranverën për të marrë atë që dëshironi prej kohësh. Viti nis me një atmosferë sentimentale plot me pendesa dhe kujtime të hidhura, që kushtëzojnë negativisht jetën në çift. Zhgënjime për ata që janë në kërkim të një ndjenje të thellë, për shkak të tensioneve planetët sjellin në shenjën tuaj. Vetëm më vonë do të vijë dashuria e shumëpritur, ajo që mund të përmbushw realisht pritshmëritë tuaja. Megjithatë kujdes nga zgjedhjet e nxituara dhe pa baza, sepse gjatë verës disa lidhje të pamenduara mund të dobësohen, derisa të zbehen. Marsi në shenjë do të imponojë ligjet e tij: Nga tani e tutje, planeti do të ndezë interesin tuaj drejt personave të ndjeshëm dhe romantikë. Parashikohen situata destabilizuese në planin emocional, prandaj jeni të detyruar të rishikoni mënyrën se si keni jetuar deri tani dashurinë. Pranvera do të jetë pozitive për erosin, pasi trupi do zgjohet plot sensualitet. Vera do të jetë pak më e nderë, ndërsa vjeshta do të jetë e rëndësishme për sa i përket njohjeve të reja. Në muajt e ftohtë do të mbizotërojë qetësia dhe afrimiteti në çift.

Puna

Fokusohuni te kreativiteti

Nëse punoni në ekip 2018 mund të jetë vit ku do të ndërgjegjësoheni se strategjia e adoptuar nga personat me të cilët punoni, pengojnë kreativitetin tuaj duke bllokuar frymën e zhvillimit profesional. Një mendje pjellore si juaja duhet të përballet me situata të forta dhe pak stimuluese. Ju duhen më shumë hapësira veprimi, kontakte, dhe ju nevojitet të dini se mund të vijoni punën pa kufizime. Çlirohuni menjëherë nga çdo që ju bëhet pengesë, nga ata që duan t’ju përfshijnë në situata monotone. Vetëm kështu viti do të marrë një rrjedhë drejt situatave pozitive. Edhe pse ekonomikisht pjesa e parë e vitit 2018 mund të mos jetë ekzaltuese, dijeni që po vini baza të forta për kënaqësitë dhe prestigjin profesional. Urani do të kujdeset për qëndrueshmërinë ekonomike dhe premton të vihet në shërbim të financave tuaja, prandaj do të jetoni një 2018 të pasur me ndryshime dhe me afirmime personale dhe profesionale.

Paratë

Mos shpenzoni

Korniza që karakterizon raportet mes Neptunit dhe planetit të parave Jupiterit, sjell ndoshta një fazë ku do të zbrazni pak arkën, por ama për investime të mundshme dhe blerje që shtojnë pasurinë tuaja. Megjithatë gjatë pjesës së parë të 2018 jini të kujdesshëm, mos e ekzagjeroni me shpenzime shumë të mëdha. Parashikohet edhe një rritje rroge si shenjë mirënjohjeje për aftësitë tuaja profesionale. Do të dini të menaxhoni me kriter kursimet e tuaja dhe ato të familjes.

Shëndeti

Mos e lini veten pas dore

Keni kohë që e keni lënë veten pas dore prandaj trupi po kërkon vëmendjen e duhur dhe të lëshon mesazhe që manifestohen me një ndjesi lodhjeje dhe nervozizmi. Kockat dhe mëlçia kërkojnë kura. Një ushqyerje e ekuilibruar dhe e varfër në yndyra ju detoksifikon dhe forcon strukturën e kockave. Edhe sistemi nervor pasqyron një situatë të sikletshme. Zgjidhja më e mirë? Mirëqenie lind sidomos nga dëshira për të jetuar.

PESHQIT

Situata yjore premton një 2018 të paharrueshme: një periudhë dinamike aspak të mërzitshme, të pasur me momente vendimtare. Urani është “sponsor” kryesor i gjallërisë suaj. Në mbështetjen tuaj do të mobilizohen edhe planetët e tjerë si Jupiteri, që do ua bëjë çdo detyrë më të lehtë.

Do të jeni të guximshëm në çdo fushë, edhe atë financiare. Ndërsa Saturni do i drejtojë aspiratat tuaja profesionale drejt sektorëve prestigjiozë. Për më tepër, rritjet në përgjegjësi dhe postet më të pushtetshme konsiderojini një punë të kryer, sepse gjatë 2018-ës nuk do të vonojnë.

Plutoni pavarësisht pengesave që do të vendosë në rrugë, ju sugjeron teknika të reja për t’u bërë me ekspertë në menaxhimin e një karriere në rritje. Shumë projekte do të konkretizohen për një të nesërme të bukur dhe të qetë. Pra do të hidhni realisht bazat drejt së ardhmes.

Dashuria

Dashuria është miqësi, apo miqësia është dashuri?

Energjitë pozitive për këtë 2018 do të jenë të mëdha. Edhe dashuria do të hyjë me germa të mëdha në sektorët që yjet ju privilegjojnë. Afërdita është spektakolare për miqësitë, Marsi dhuron njohje të reja që në fillim të 2018 kanë tendencën të bëhen më të forta.

Është e vështirë të ndani kufirin mes dashurisë dhe miqësisë prandaj do të dini t’i shijoni të dyja. Planetët parashikojnë edhe dashuri me shikim të parë dhe situata ku dialogu do të transformohet menjëherë në intimitet dhe dëshirë për të ndarë jetën së bashku.

Neptuni dhe Saturni e bëjnë më pak të mundshëm trashëgimin, por kjo do të nuk e përjashton dëshirën tuaj për të pasur fëmijë. Gjallëria e muajve të parë të 2018-ës do të vazhdojë me një pranverë më të çlirët dhe një verë të mbushur me lumturi dhe argëtim. Në vjeshtë interesi do të fokusohet tek mundësia për të gjetur një fole tjetër për jetën sentimentale.

Puna

Mos u shqetësoni

Do të jeni më të aftë dhe idetë i keni të qarta prandaj do të lançoheni drejt iniciativave më pasionante dhe të guximshme, por shumë pozitive. Si pasojë edhe në aspektin financiar do të ketë zhvillime pozitive. Për shumë kohë keni qëndruar në hije duke përgatitur terrenin për projektet e reja. Neptuni ju sugjeron mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar fuqinë që keni.

Është në moment i mirë për të treguar këmbëngulje dhe largpamësi. Mos u shqetësoni nëse në gjysmë të vitit mund të ketë një rënie të rendimentit, sepse Saturni dhe Neptuni parashikon një fazë të lodhshme dhe demotivuese, por sapo të kalojë kjo fazë, rimëkëmbja do të jetë më e mirë dhe do të realizoni ato që keni për zemër. Të mira janë të ardhurat e vitit që duhet të nivestoni në pjesën e parë të vitit. Pjesën e dytë të viti duhet t’ia rezervoni kursimeve.

Paratë

Më në fund vjen bollëku

2018 do të jetë një nga vitet më të mira në krahasim me këto vitet e fundit. Jupiteri pozitiv do të sjellë të ardhura të shkëlqyera edhe pse do të rrezikoni pak duke guxuar në investime, që në fund do të rezultojnë të suksesshme. Kështu do të arrini siguri ekonomike dhe do të konsolidoni kapitalin tuaj.

Kjo do të jetë periudha më e begatë, prandaj do të keni edhe një stil tjetër jete ku mund të shpenzoni para edhe më shumë se zakonisht, t’i lejoni vetes zakone që deri tani nuk keni mundur as t’i imagjinoni.

Shëndeti

Rrugë e drejtë …

Metabolizmi juaj falë veprimit të Uranit në shenjë është i shpejtë. Vitaliteti do ju shoqërojë gjatë gjithë 2018-ës. Jupiteri ju bën optimist dhe ju dhuron mirëqenie psikofizike. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë, vetëm duhet të kujdeseni për ushqimin pasi vini në rrezik format tuaja. Saturni këshillon trajtime specifike për dhëmbët dhe kujdes më të madh për lëkurën, kyçet dhe kockat në përgjithësi. Ushqyerja e keqe lehtëson shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Prandaj tani që e mësuat më mirë parandalojini!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here