Partia Demokratike kallëzoi 5 ditë më parë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për shpërdorim detyre, ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka reaguar.
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ka kërkuar sot Veliajt që të japë përgjigje për milionat e eurove që i ka falur kompanisë Fusha.SHPK.
Ndërkohë Balliu i ka bërë thirrje Arta Markut që të mos pengojë drejtësinë. Sipas deputetit demokrat, me heshtjen dhe mos reagimin e saj, kryeprokurorja Marku po pengon drejtësinë.
Ja çfarë shkruan Balliu:
PSE HESHT LALI ERI?
PSE KRYEPROKURORIA PENGON HETIMET?
Prej 5 ditësh PD ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre kreun e bashkisë Erion Veliaj, por ai HESHT.
Lali KULLA nuk ka asnjë fjalë për milionat e eurove që i dhuroi kompanisë Fusha.SHPK.
Lali KULLA hesht për 2.6 milion eurot që ua mori qytetarëve për tja dhuruar klientëve të tij, gjasme për të mbjellë pisha.
Por Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, e vënë nën akuzë nga PD vijon të heshtë dhe nuk zbaton ligjin. Ende nuk ka një veprim konkret nga organi i akuzës që Erion Veliaj të japë një përgjigje për këtë aferë të pastër korruptive e klienteliste.
Pse Arta Marku pengon drejtësinë?
Pse nuk përgjigjet ajo për Lali KULLËN?
Në fakt mosveprimi i Prokurorisë tregon se Arta Marku është vënë në shërbim të mafies në pushtet.