Lori Hoxha ka postuar në logarinë e saj në YouTube klipin e dasmës së motrës së saj, Sarës dhe Ledionit.
Ashtu siç pritej, videoja disa minutëshe i ngjan një traileri të një filmi që në qendër ka një histori dashurie që kurorëzohet në martesë.
Videoja tregon me radhë momentet më prekëse të ceremonisë, që nga fustani i varur në mur që pret të vishet nga Sara, te ecja në altar, fjalët prekëse të Lorit për çiftin e deri të betimet që çifti i bëri njëri tjetrit.
Videos i jep akoma më shumë jetë edhe prania e London-it të vogël që ishte i pranishëm në dasmën e prindërve të tij.
Dasma madhështore u mbajt në Liqenin e Komos në gusht të këtij viti.