Opozita e bashkuar prezanton sot masat antimafia

0
148

Opozita e bashkuar, do të prezantojë sot paketën antikorrupsion, e cila në thelbin e saj ka ndryshimin e një serie ligjesh që sipas deputetes së PD-së Jorida Tabaku, i jep fund koncesioneve dhe kontratave kurruptive dhe nxjerrin jashte tregut kompani fantazëm.

Një ditë më parë, deputetja e PD-së sqaroi se paketa e opozitës ka propozime konkrete, kryesisht në përpjekje për të pamundësuar futjen në sistem për të pastruar parat e krimit dhe korrupsionit.

”Mund të përmend 2-3 masa që lidhen me PPP. PD ka denoncuar aferën e incineratorëve, aferën e teatrit, afera të tjera që lidhen me koncesionet dhe në mënyrë konkrete ne kemi propozuar që asnjë kompani që ka burime offshore nuk mund të marrë pjesë në tendera dhe koncesione publike. Asnjë kompani që nuk është specifike në fushën e vet dhe sapo është krijuar nuk mund të marrë pjesë në tendera publik dhe koncesione. Kemi propozuar gjurmimin e parave që vijnë nga krimi i organizuar. Kemi propozuar identifikimin e burimeve për çdo investim publik ose privat, sepse ka pasur një shqetësim për rritjen e ndërtimit me fonde të pajustifikaura nga sektori bankar”,-tha Tabaku për ”Ora News”.

Prezantimi nis në orën 11.00 nga vetë kryetari demokrat Lulzim Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, kostos e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here