Panik në Burrel/ E tmerrshme, ISIS-i po rrëmben fëmijë…

0
195

Po vetëm Policia e Burrelit por edhe efektivë civilë të Forcave Speciale të ardhur enkas nga Tirana mbajtën nën monitorim prej 24 orësh qytetin e Burrelit, pas panikut të shpërthyer atje se njerëz të ISIS ndodheshin në qytet e kishin si qëllim t’ju grabisnin fëmijët.

Ndonëse e gjithë ngjarja rezultoi të ishte një flluskë sapuni, Report TV mëson se i gjithë qyteti u përfshi nga paniku i lajmit të përhapur gojë më gojë mes njerëzve.  Lajmi për prezencën e personave që i përkasin ISIS është përhapur nga disa banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. Kanë qenë ata që një ditë më parë e kanë parë endacakun e veshur me të zeza teksa flinte gjumë në afërsi të banesave të tyre.

Ai, siç thonë burime të Report TV, ishte i mbuluar me një batanije për t’u mbrojtur nga i ftohti gjatë natës, por kaq ka mjaftuar që fantazia e banorëve të tejkalojë përmasat e reales. Ata kanë lajmëruar policinë e Burrelit të cilët kanë bërë verifikimet përkatëse. Mund të duket qesharake, por paniku u bë aq i madh në qytet, siç thonë burimet, aq sa u kërkua edhe ndërhyrjen e forcave speciale nga Tirana.

“Endacaku që lëviz nga Tirana, në Dibër e Burrel është i njohur për të gjithë. Atë e zuri gjumi një natë më parë pranë SMT-së së qytetit, aty ku banon komuniteti rom dhe egjiptian dhe ata u alarmuan duke e quajtur njeri të ISIS. Lajmi mori dhenë dhe gjithë qyteti u alarmua. Është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht por kjo ndodhi”,- thotë një burim .

Referuar të njëjtave burime, paniku ishte aq i madh sa edhe në një rast tjetër është verifikuar një grua që kulloste bagëtitë, e që mbante në kokë një shami të zezë. Kujtojmë që për ngjarjen reagoi edhe vetë Policia e Burrelit dhe i cilësoi disinformacione dashakeqe gjithë sa ndodhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here