Ka rënë zjarr në një pallat në katin e tretë dhe si pasojë e flakëve ka humbur jeten një person.
Ngjarja ka ndodhur mengjesin e soten në rrugen ‘Ramazan Demneri’ në Tiranë.
Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.
Ja informacioni Paraprak i policisë
Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri. Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.