Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përcjellë me video, mesazhin se “politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting pa vonesë”.
Sikurse shihet, në video konsiderohen si mashtrime të gjitha pretendimet e Kryeministrit Edi Rama shfaqur me zë e figurë se “Shqipëria nuk është e mbjellë e gjitha me kanabis” ‘ – “Nuk ka në parlamentin e Shqipërië, njerëz që kanë probleme me ligjin” – “Nga ligji i dekriminalizimit kanë ikur në totalin e vet 5 veta” – “Te lidhja me krimin kundërshtoj qëllimin, instrumentin, kundërshtoj gjithë maskaradën ju kundërshtoj edhe juve”.