Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Kosova është përballë aktit të tretë të tradhëtisë së madhe.
Sipas ish-kryeministrit ky është një plan serb.
‘Kosova po përjeton kësaj here, aktin e tradhtisë së madhe, të tretë më të rëndë që nga viti 1944 deri sot.
Kosova, një shtet që festoi pavarësinë e saj, që qëndroi e pamposhtur rreth 1 shekull nën pushtimin serb, që derdhi gjak me mijëra të rënë, që pësoi një barbari ndër më të mëdhatë pas luftës së dyte, gjendet papritur e prerë në bese me thikë pas shpinë, në tregti për kufijtë e saj.
Kërkesë të cilën përveç Beogradit, nuk e ka bërë kush kurrë në ekzistencën e saj.
Nuk ka gjë më tragjike dhe të pakonceptueshme. Asnjë lloj të drejte ka patur Beogradi ka patur për territor të Kosovës, sikundër Kosova për të kërkuar.
Me këtë axhendë, e cila nuk është e institucioneve të Kosovës, shoqëria civile, me përjashtim 2-3 gazetarëve, nuk e ka këtë axhendë.
Këtu ndodh e paimagjinueshmja. Një njeri që thotë kam mandat të shkelmoj kushtetutën, integritetin territorial, të tregtoj territoret e vendit tim, një njeri që thotë se jam unë dhe jo Beogradi që kërkon shkëmbimin e territoreve në mënyrën më të paimagjinueshme, ndërkohë që ajo kërkesë është paraqitur që në vitet 90-t, për hir të së vërtetës jo nga Millosheviçi, ai donte vetëm Metohinë të linte, pjesën tjetër thoshte më takon mua, por këta që ishin më zemërgjerë, këtë flamur e kapin argatët.
Dolën Rrahmanët në Prishtinë dhe thanë jo është e jona kjo sepse duhet që Kosova me Edi Ramën që na thotë se s’po kuptoj, po humbim rast. E vërtetë është se rast tradhtie si ky ka ndodh në 81-, po bëhen pothuajse 30 vjet’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Çim Peka