Pas dëshmisë tronditëse nga Nuhu, Basha tregon emrat se kush duhet të dalë para drejtësisë….

0
243

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme pas dëshmisë tronditëse të dhënë nga oficeri Emiljano Nuhu i cili është kërcënuar me jetë në zyrën e tij ku të pranishëm ishin dhe zyrtarë të lartë të mazhorancës.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë menjëherë ndaj ngjarjes së rëndë, ku një vajzë është dhunuar dhe përdhunuar sistematikisht, ndërsa oficeri që i mori dëshminë është kërcënuar me jetë.

Sipas tij nëse vazhdojmë të heshtim sërish, krimi do të na marrë gjithçka.

Ndërkohë basha ka theksuar se sëbashku me autorin e kësaj ngjarjej të rëndë, para drejtësis duhet të shkojnë dhe zyrtarët e PS-së, Taulant balla, Rrahman Rrahja dhe Artur Bushi, të cilët kanë dalë hapur në mbrojtje të krimit.

Deklarata e plotë:

Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të rëndë.

Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit.

Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin.

Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e cdo kujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.

U bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, që të mos heshtin por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një gruaje të pambrojtur. Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit.

Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here