‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ janë dy rrjetet sociale më të përdorura në botë.
Që prej vitit 2012 këto dy aplikacione kanë funksionuar së bashku dhe fitimet kanë qenë marramendëse. Por me sa duket bashkëpunimi do të ndërpritet.
Dy themeluesit e ‘Instagram’ kanë pasur së fundmi një sherr me themeluesin e ‘Facebook’ dhe pas kësaj kanë kërkuar prishje të kontratës.
Zënkat kanë nisur pas skandaleve të ndodhura së fundmi, ku ‘Facebook’ zbulonte të dhënat personale të përdoruesve.
Nuk dihet ende një vendim përfundimtar, megjithatë prishja e kontratës do të sjellë shumë ndryshime në aplikacione.