Policia e Durrësit dhe Komisariati i Krujës kanë arrestuar dje 50-vjeçarin Flamur Korriku, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një seri krimesh.
Korriku me banim në Tiranë është kapur në Fushë Krujë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”,
“Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve”dhe “Falsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.Korriku do të ekstradohet në Itali.