Vdekja enigmatike e 83-vjeçares, ja kush u shoqërua në polici…

0
156

Policia ka shoqëruar në Komisariat nusen e djalit të 83-vjeçares për ta marrë në pyetje. Më herët Policia ka shoqëruar dhe nipin e të moshuarës që u gjet e vdekur në banesë. Ende mbeten mister shkaqet e vdekjes së 83 vjeçares në Durrës, Floresha Shkurti.

Burime nga grupi hetimor kanë dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje, për shkak se e moshuara ka shenja dhune.

83-vjeçarja jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi djali i kishte vdekur më herët.

Burime nga grupit hetimor thanë se gruaja kishte marrë goditje të forta në pjesën e kokës.

Ngjarja u regjistrua në katin e katërt të një pallati në lagjen 16, ku e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin e tij pasi i djali i kishte vdekur pak vitë më parë.

Pas dyshimit të parë për vrasje dhe zbehjes së provave për një aksident të mundshëm, në vendngjarje shkuan dhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët siç thonë burimet fiksuan prova të rëndësishme për zbardhjen e krimit.

Policia ka shoqëruar në komisariat nipin e të moshuarës për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Paraprakisht policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe ngjarjes aksidentale.

Ndërsa një grup i posaçëm është ngritur për rastin, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 83-vjeçares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here