Jozela Koka, ish-kryetare e Forumit Rinor të PS është ndër vajzat e pakta të mazhorancës që është distancuar nga akti i djalit të deputetit të PS në Fushë-Krujë, i cili akuzohet se ka dhunuar një vajzë.
Në një reagim në Facebook, Joleza Koka thotë se në SHBA po dënohet një akt i ngjashëm dhune që ka ndodhur 35 vjet më parë. Ndërsa në Shqipëri, askush s’ka guxim të afrohet djalit të deputetit edhe pse ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë më parë.
Postimi i plotë i Joleza Kokës:
Ka ndodhur 35 vjet më parë!
Ka bërë një padrejtësi kur ishte adoleshent e megjithatë sot shteti amerikan është ngritur në këmbë në kërkim të së vërtetës.
Emri i kandidatit për gjykatën e lartë në USA, Brett Kavanaugh është në të gjitha mediat ndërkombëtare.
E gjithashtu politikanë, gazetarë, aktivistë, e gjithë bota është duke shprehur solidaritet dhe përgëzon guximin dhe kurajon e zonjës Ford e cila e ka denoncuar.
Në po të njëjtën ditë në vendin tonë, publikohet ekspertiza mjekoligjore, janë gjurmët e dhunimit akoma mbi trupin e një vajze që ska bër asnjë faj dhe askush nuk ka guxim ti afrohet çunit të babit.