Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave. Kulmi!

0
224

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Rilindja ndëshkon denoncuesit. Në një status në facebook, duke iu referuar rastit të oficerit Emiljano Nuhu dhe Dritan Zaganit, ai thotë se metoda e ndëshkimit për të dy oficerët është e njëjtë.

Reagimi i Ylli Manjanit

Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!

Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denocuesit, me të njëtën metodë e teknologji. Madje edhe me të njëjtat fjalë: “e bëjnë për azil”… Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave të mëparshme!

Kulmi!

Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë…

Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here