Presidenti i Francës flet qartë: Nuk ka negociata me Shqipërinë, me Ramën në pushtet…

0
937

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe është shprehur mbrëmjen e djeshme se nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë.

Duke folur në emisionin më të ndjekur politik në Francë ‘L’emission politique’ që transmetohet të enjten në mbrëmje në ‘France2’, Philippe është shprehur se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me politikën e Francës për negociatat me Shqipërinë.

‘Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata’, është shprehur Filipe, duke i dhënë përgjigje analistit Thomas Sotto.

Thomas Sotto: Që Europa të mbrojë bizneset dhe që merr përsipër të mbrojë kufijtë. Ju përsëritni të njëjtat gjera të njëjtat deklarime të njëjtat propozime se do ndjekim zgjerimin e Europës.

Edouard Philippe: Kjo që po thoni në lidhje me Shqipërinë, ka një problem të së vërtetës.

Thomas Sotto: Unë besoj që ju keni një problem me realitetin zoti Filipe.

Edouard Philippe: Jo, jo, jo… mbi Shqipërinë presidenti ynë ka qenë shumë i qartë që nuk e ka ndërmend që të futet në diskutime. Kjo nuk është përgjithësia juaj. Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here