Niko Komani zbulon se si i ‘nxihet’ jeta Ronela Hajatit gjatë xhirimeve

0
184

Ronela Hajati njihet si një nga këngëtaret më me stil në tregun muzikor shqiptar dhe në videoklipet e saj sjell gjithmonë diçka të re, që nuk është parë më përpara.

Por për t’i realizuar ato Ronela siç duket kalon shumë sfida, pasi në çdo xhirim i ndodh një incident.

Image

Kështu ka zbuluar stilisti i Ronelës, Niko Komani i cili i ftuar në rubrikën “Scroll Down me iconstyle.al” tregoi se gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Marre”, këngëtares iu dogj gjysma e mjekrës.

“Shokuese ka qënë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’.Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo”, tregoi Niko teksa kujtoi edhe disa incidente të tjera.

“Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha.

Ndërsa te një tjetër e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe. Pra kur xhirojmë është gjithmonë: ‘Si ti nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?”, tha Niko.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here