Shpërthen me tone të ashpra Noka: “Horr je ti dhe shpura jote pasi e “përdhunuat” për së dyti Xheisilën

0
371

Prej disa ditësh në media po artikulohet historia e dhunimit të Xhisiela Malokut nga ish-i dashuri Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, histori kjo e denoncuar nga nënkomisari i policisë, Emiljano Nuhu, ku ky i fundit pretendon se është kërcënuar me armë në zyrën e tij nga deputeti Rrahja në prani edhe të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Tauklant Balla dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Por për kryeministrin Edi Rama oficeri i policisë Emiljano Nuhu nuk është gjë tjetër veçse një “horr që u kthye në hero, në vend që të vazhdonte hetimin braktisi detyrën për të marrë azil”- deklaroi sot nga Korça për rastin në fjalë Edi Rama, duke premtuar se ai do të ndiqte këmba këmbës.

Por ky etiketim nga ana e kreut të Qeverisë ka sjellë reagime të ashpra të kampit opozitar.

Një reagim i tillë vjen nga deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ia kthen në të njëjtën monedhë. “Horr je ti dhe shpura jote pasi e “përdhunuat” për së dyti Xheisilën, duke ja fshehur krimin e përdhunimit dhe zgjodhët të mbroni përdhunuesin, i cili bredh i lumtur dhe lirshëm rrugëve, sikur të kishte bërë heroizëm, e jo përdhunim”- thotë Noka.

Në vijim të reagimit të tij në rrjetet sociale, ish-ministri i Brendshëm, i kujton Ramës se: “Horr nuk mund të jetë polici që bëri detyrën dhe për këtë arsye u kërcënua nga banditët e pushtetit me vdekje dhe u “internua” nga krimi që ti e ke vesh me pushtet policor dhe përfaqësojnë kupolën e policisë sot”.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Edvin! Horr nuk mund te jete polici qe beri detyren dhe per kete arsye u kercenua nga banditet e pushtetit me vdekje dhe u “internua” nga krimi qe ti e ke vesh me pushtet policor dhe perfaqesojne kupolen e policise sot..Horr je ti dhe gjithe shpura jote qe Xhesilen megjithese te dhunuar dhe te perdhunuar e late ne meshire te banditit dhe nuk i dolet zot ne emer te shtetit dhe ligjit qe fatkeqesisht perfaqesoni .Horr je ti dhe shpura jote pasi e “perdhunuat” per se dyti duke ja fshehur krimin e perdhunimit dhe zgjodhet te mbroni perdhunuesin i cili bredh i lumtur dhe lirshem rrugeve sikur te kishte bere heroizem e jo perdhunim.. E “perdhunuat “edhe per se treti kur perdhuni dhe te terrorizuar e moret nga shpia dhe e nxoret ne nji nga kazanet e tua mediatike per te akuzuar te gjithe ata qe u tmerruan nga krimi e ngriten zerin per drejtesi dhe e detyruat per te mbrojtur kriminelin , perdhunuesin dhe pushtetin e tuaj te krimit..Pse sot nuk eshte para drejtesise perdhunuesi??Pse viktima sot e kesaj dite nuk ka gjetur drejtesi nga “drejtesia jote e re”por Xhesila dergjet ne meshire te fatit e terrorizuar dhe e strukur??Ta them une pse??Se kemi nji shtet horrash qe mbron vetem horrat, e drejtohet nga horrat .Nuk eshte rastesi Edvin qe ky pushteti yt eshte i mbushur gjithandej me horra ,perdhunues ,vrases, trafikant droge,.etj etj Nuk eshte e rastesi qe ti qeveris me ta dhe me ata ndjehesh mire e jo me qytaret e thjeshte e te ndershem te ketj vendi ..Sepse ti ne vetvete je vet horr .Ndaj ke ngrit nje pushtet horrash .E pushteti i horrave duhet shembur nje dite e me pare qe ky vend te mund te kete nje shtet qe drejtohet nga shtetar dhe qe i sherben se drejtes dhe qytetareve .Cdo dite e humbur eshte fature e rende per te ardhmen e shoqerise sone ..Ta rrezojme sa nuk eshte vone …..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here