Policia e Portit të Durrësit bën të ditur se ka prangosur një person, i cili ishte dënuar në Itali për penale “Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, në PKK, Port, në hyrje u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, E. D., vjeç 46, pasi Gjykata e Apelit Napoli Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 11 muaj burg.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 28. 09. 2018, në PKK, Port, në hyrje u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, E. D., vjeç 46, pasi Gjykata e Apelit Napoli Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 11 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe marrëdhënie seksuale me dhunë”. Nenet 61 e 110 të Kodit Penal Italian.