Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka, ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili akuzohet për përndjekjen e shtetases Xhisiela Maloku.
Në reagimin e tij, Paloka shprehet se, “U desh denoncimi i “horrit” nënkomisar policie, akuzat e “derrave” të opozitës dhe protesta e paralajmëruar për të hënën që një përdhunues i “rilindjes” të arrestohet .”
Më tej ai ngre pyetjen se ç’do të bëhet me ata që penguan veprimin e drejtësis, ku thotë: “Po me ata që penguan drejtësinë deri më sot çdo të bëhet?
Po me ata që dhe këto ditë vazhdojnë të kërcënojnë viktimat dhe sulmojnë denoncuesit e krimit, duke filluar nga kryehorri ?
Asgjë nuk do të ndodhë nëse nuk i hedhim në plehra, atje ku e kanë vendin…”