Dalin pamje nga dhuna e policisë, nxënësit në lot…

0
201

Prej disa orësh nxënësit protestojnë për hapjen e shkollës Mengel në Elbasan.

Nxënës, por edhe banorë kanë vendosur që të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.

Situata është tensionuar, teksa Forcat Speciale janë përplasur me banorët dhe fëmijët.

Në pamje duken fëmijët të traumatizuar, duke qarë dhe shprehen se janë goditur nga Forcat Speciale.

‘Më gjuajtën policët te koka!’ dëgjohet të thotë një djalë i vogël i cili është i përlotur.

Banorët dhe fëmijët shprehen se do të qëndrojmë deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit nuk lëvizim!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here