Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot pretencën për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Seanca do të nisë në orën 09:00.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë dosja futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.