Xhisiela Maloka është kthyer në lajmin kryesor të këtyre ditëve.
Ajo mbrëmë doli në dy televizionet më të rëndësishëm në vend, duke folur në lidhje me denoncimin që ajo ka bërë kundrejt Rexhep Rrajës për dhunë.
Në dy intervistat e saj ajo e ndryshoi versioni ne saj të ngjarjen nga çfarë kishte thënë në dëshminë e saj në polici.
Bile ajo tha se ajo dëshmi është e rremë dhe se e ka bërë për arsye xhelozie. Nuk dihet nëse Xhisiela ishte nën kërcënim mbrëmë teksa ka folur për Eni Vasilin dhe Blendi Fevziun, por vetë Maloku e ka përgënjeshtruar diçka të tillë.
Ndërkohë pak pas mbarimit të këtyre emisioneve Xhisiela është futur në rrjetet sociale dhe ka reaguar aty. Në një postim në Instagram ajo shkruan se pse nuk ishte në sallën e gjyqit kur iu dha masa e sigurisë Rexhep Rrajës
‘Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë. I lutem opinionit gjithë opinionit publik për mesazhet negative dhe fyese të ndalen derisa të zbardhet e vërteta.
Në lidhje me mos praninë time sot e masën e arrestit për ish të dashurin tim dua tju sqaroj sepse të pranishëm kanë qenë shumë familjarë të tij dhe prania ime aty do të quhet përsëri kërcënim.
I qëndroj çdo interviste që kam dhënë dhe Rexhepin do vazhdoj ta mbështes në çdo gjë. Masa e tij e arrestit ishte e qartë që ishte politike, dimë të gjithë mijëra rase ë tilla konfliktesh mes të dashuruarve, por jo të të gjithë janë ‘djali i deputetit’.
Ai është ish i dashuri im, nesër mund të jetë miku im ka mbështetjen time dhe i them që do ia dali derisa e vërteta të zbardhet siç është dhe politika të mos fusë më hundët. Faleminderit të gjithëve’.