Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një postim në Facebook ka publikuar një video ku shkruan se policia mbrëmë ka qëlluar dhe ka plagosur një qytetar.
Sipas Salianjit pas plagosjes, policia dhe e ka dhunuar. “I plagosuri ndodhet ne spital ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin”, shkruan më tej deputeti i PD.
POSTIMI I PLOTË
Mbrëmë policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin.
Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!