Një ndjekje me shpejtësi të madhe ka ndodhur në mesnatën e sotme në Tiranë.
Siç raportohet nga dëshmitarë okularë, një makinë u ka ikur disa postblloqeve të policisë.
Më pas në ndjekje me shpejtësi të madhe, mjeti është përplasur në zonën e Komunës së Parisit.
Siç shikohet edhe në pamje, në ndjekje të makinës janë vënë forca të shumta policie.
Makina ka bërë aksident tek zona e Komunës së Parisit dhe shoferi është ndaluar.
Nga policia nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen.