Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin e gazetarit Sokol Balla ka folur në lidhje me çështjen e shumpërfolur ditët e fundit që ka shkaktuar furtunë në radhët e politikës. Rama thekson se përgjigjen e vetme e kanë institucionet unë rri larg vorbullës së kazanit. Vajza është mbajt peng për llogari të tregut mediatik dhe ai politik, është mbajtur peng nga portalet. Ajo meriton drejtësi dhe atë mund tja japin vetëm institucionet e drejtësisë, dhe unë ja kam lënë në dorë atyre.
Ndërkohë në lidhje me akuzat e djalit të deputetit Rama ka theksuar se ai ndodhet pas hekurave dhe kjo është një tregues se drejtësia po e bën siç duhet puna. Me përmendjen e këtij fakti Rama ka theksuar se kjo i kujton Byronë e dikurshme që ju mbajt Ahmet Shehut. “Impresioni, ju jeni duke më kërkuar mua llogari për djalin e deputetit. Po ju kujtoj se djali i deputetit është në burg, info tuaja janë tuajat, unë di se e kam marr kronologjinë, dhe ajo thotë se më 21 korrik vajza shkon në komisariat për të dëshmuar në komisariat, nga një polic i cili therret dhe te akuzuarin dhe të nesërrmen, ku polic shkarkohet, policia bën komunikaten dhe cdo gje i referohet prokurorise. Që nga ky moment nuk ka më lidhje policia e shtetit”/ vizionplus.tv