Mandarina është një frut shumë i shijshëm e ngjashme me portokallin, por është vetëm pak më e vogël dhe lëkura e saj është e hollë.
Ajo ka shije të ëmbël dhe me lëng, gjithashtu furnizon trupin me vitamina dhe lëndë ushqyesve.
Ky fryt përmban vajra esenciale që përdoren në industrinë kozmetike për prodhimin e parfumeve dhe produkte te kujdesit të lëkurës. Por në fakt, shumë njerëz nuk i dine të mirat e fshehura që ka ky frut i shijshëm dhe sidomos lëkura e tij.
Është normale për të parë njerëzit që i hedhin lëkurat e mandarinës, por e vërteta është se në këtë formë injorohen përfitimet që ato mund të sjellin.
Ja përfitimet në trupin tonë të lëkurës së mandarinës:
Bronkit
Shtoni dy lugë me lëkura mandarine në një gotë me ujë të vluar, lërini të qëndrojnë për një orë, pastaj pini përzierjen. Praktikojeni tri herë në ditë, në mënyrë që të eliminoni bronkitin më shpejt. Sigurisht, ne ju rekomandojmë të kontaktoni me një mjek për një diagnozë të caktuar dhe për më shumë këshilla.
Kollë
Lëkurat e thata të mandarinës ndajini në copa të vogla, pastaj shtoni dy lugë lëkura në një filxhan me ujë të valuar dhe lëreni përzierjen për një javë në një vend të ftohtë, pastaj përdorni një sitë për të filtruar.
Pastaj shtoni në një gotë me ujë 20 pika të ekstraktit dhe pije para çdo vakti, tri herë në ditë. Në këtë rast, ju duhet të pyesni doktorin tuaj për një diagnozë të detajuar dhe për kujdesin e mëtejshëm.
Bllokimet e hundës
Fusni lëkurat e freskëta të mandarinës në ujë të valuar. Pastaj, merrni frymë avujt që janë lëshuar për të paktën 10 minuta. Jo më shumë se kaq!
Problemet e tretjes
Për këtë problem duhet të jenë tharë shumë mire lëkurat e mandarinës dhe pastaj t’i bëni gati pluhur.
Atë mund ta hidhni për të shtuar aromë në çdo lloj pjatë, ku do të gjeni një ndihmë të vlefshme për problemet e stomakut dhe për fryrjen. Në mënyrë të qartë, në qoftë se ju shpesh keni probleme stomaku ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
A dini mënyra të tjera për të përdorur lëkurën e mandarinës? Na jep një koment dhe mos harroni të ndani këtë informacion me miqtë tuaj.