Kryeministri Edi Rama rrezikon disa vite burg për veprat penale që ka kryer lidhur me çështjen e nënkomisarit Emiljano Nuhu, të cilin e konsideroi publikisht si “horr” për trajtimin që i bëri çështjes së Xhisiela Malokut. PD dhe LSI depozituan sot kallëzimin penal ndaj Ramës për tri vepra penale të lidhura me rastin e Nuhut dhe që për secilën prej tyre, duhet të dënohet sipas ligjit 2, 3 dhe 4 vite burg: 1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut; 2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës; 3. Kanosje për të mos kallëzuar ndaj komisarit Nuhu.
Ja deklarata e Edmond Spahos, kreu të Grupit të PD sot nga Prokuroria: “Çuditërisht pas fillimit të hetimit nga Prokuroria që kishte nisur hetimin penal si për rastin në Krujë, ashtu edhe për kërcënimin ndaj Nuhur, çuditërisht kryeministri në një komunikim publik e kërcënon nënkomisarin si “horr”.
Me këtë deklarim publik, kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në detyrë shtetërore, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe me këtë kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit, që të mbrohej djali i deputetit dhe dënohej komisari Nuhu. Nëpërmjet këtij deklarimi, paralajmëroi Nuhun që të mos vazhdojë me publikimin e fakteve dhe të pengojë hetimin dhe paralajmëroi edhe oficerë të tjerë të ndershëm që në përkushtimin e tyre të nxirrnin fakte dhe të luftonin krimin e organizuar dhe mafian.
Nisur nga deklarimet e Ramës, ai ka kryer tre vepra penale:
1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut
2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës
3. Së treti, kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, veprime që dënohen respektivisht me 2, 3 dhe 4 vjet burg.”