Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije për Fax news se komandoja Marviol Bilo, punonjës i forcave komando, ka qenë njëherësh dhe trurproja i këngëtares Elvana Gjata, duke qenë i dypunësuar.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Bilo ka qenë në ambientet e jashtme të lokalit, dhe më pas është futur në ambientet e brendshme. Burime bëjnë me dije se efektivi i forcave komando ka qenë qitësi më i mirë i repartit në Zall Her.
Kujtojmë se sherri mes dy grupeve rivale ka nisur pak ditë më parë, teksa një nga truprojet e Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren e njohur, ku kishte nisur përplasja mes personave të tjerë. Pas kësaj dy grupet rivale janë takuar me njëri tjetrin për tu sqaruar, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale.
Faxweb.al raporton se i dashuri i saj Ervin Mataj është shpallur në kërkim së bashku me Bilon dhe një person tjetër, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.
Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj Mataj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Faxweb