Nga Petrit Vasili
“Fake” patriotizmi i Edi Rames dhe disa pyetje pa pergjigje per Marreveshjen e Detit.
Dje lidhur me mareveshjen e detit ne nje studio televizive Edi Rama tha:
“parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të regjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”
Pra kryeministri dikur i shfaqur patriot zemerçjerre lidhur me Marreveshjen e Detit,sot do qe te ece perpara sipas parimit “Topi bam e Muçua tutje”.
Dihet publikisht,
qe kjo marreveshje ka detyrim te pakapercyeshem qe te respektoje pike per pike Vendimin e detajuar te Gjykates Kushtetuese.Vendim, qe ka lindur pas ankimimit te partise socialiste te Edi Rames ne ate kohe e cila ndermori nje fushate trransparence publike intensive dhe e paraqiti Vendimin e Gjykates Kushtetuese si fitore te saj.
Pra linja udheheqese,parimet pikat e panegociueshme u vendosen qarte ne ate Vendim qe perben sot nje norme kushtetuese te pakapercyeshme.
Sot Edi Rama thote qarte qe:s’ka nevoje fare per Gjykaten Kushtetuese sepse jam une ne pushtet.
Por ne 13 nentor 2012 po ky Edi Rame,atehere ne opozite, deklaronte:
“Qeveria shqiptare nuk duhet t’i bëjë bisht në asnjë mënyrë detyrimit për të bërë çdo gjë që ka në dorë në funksion të zgjidhjes së këtij problemi, ashtu siç e imponon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sensi historik dhe ai i së drejtës, por edhe apeli i së ardhmes.”
Ne 2012 Edi Rama pra i kujtonte pa u lodhur qeverise se kohes imponimin qe vinte nga vendimi i Gjykates Kushtetuese,ndersa sot thote te kunderten.
Cfare arsye e erret e shtyn te nxitoje?
Pse Gjykata Kushtetuese qe dje ishte instrumenti i tij zgjedhur,sot eshte per te nje prezence e bezdishme?
Pse transparenca per kete marreveshje delikate dhe qe ai dje e ndau me publikun,sot eshte nje fjale e urryer per te?
Perse te mos e presim formimin e Gjykates Kushtetuese sot,ashtu sic e pati ai dje instancen ligjore te verifikimit kushtetues?
Kush ja kerkon ketij anashkalimin e Gjykates Kushtetuese dhe me cfare cmimi?
Fake patriotizmi i Edi Rames absolutisht nuk mund tu pergjigjet ketyre pyetjeve.
Dashuria Fake e Edi Rames per Gjykaten Kushtetuese sigurisht s’ka pergjigje per keto pyetje.
Respekti Fake i Edi Rames per shtetin ligjor natyrisht ja ben zero mundesine e pergjigjeve.
E sigurte eshte qe Edi Rama nuk eshte Fake kur merr angazhime te tjereve…. qe jane e kunderta e ketyre pyetjeve.