Reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana kanë qënë shumë të përfolur së fundmi nga mediat rozë.
Çifti po shijon suksesin e këngës që publikuan së bashku.
‘Bonnie&Clyde’ është kënga e cila ka arritur për një periudhe shumë të shkurtër një shikueshmëri prej 15 milion në Youtube.
Jo vetëm kaq po reperi pret që së shpejti të bëhet baba, pavarësisht se Mozzik dhe Loredana nuk e kanë konfirmuar.
Po ditën e sotme reperi është larguar nga muzika dhe i është kthyer politikës, duke publikuar një foto të rralë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi kur ai ishte ushtar në U.Ç.K.
Sigurisht që me foton e publikuar reperi ka treguar bindjet e tij politike dhe që shpreh publikisht se përkrah presidentin.