Blero dhe Afrona të cilët shpesh komentohen në media për ndarje dhe bashkim kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre një hap më tej. Çifti i njohur madje ka nisur dhe me organizimin e dasmës e cila pritet të jetë përrallore. Këngëtari i njohur dhe bukuroshja bionde do të martohen në Shqipëri, më saktë në Lezhë, në plazhin, “Rana e hedhun” raporton Prive.
Dasma do të zhvillohet në një nga hotelet më të njohur të zonës. Organizimi i dasmës, me rreth 300 të ftuar i është besuar një kompanie në Shqipëri dhe gjithçka do të jetë e bardhë. Afrona do të veshë dy fustane nusërie. Gjithashtu është zbuluar dhe data e dasmës, e cila është 21 shtator 2019.