Duhet të operonte një fëmijë që e kishte nën kujdes nga një patologji që nga lindja. Por para se të hynte në sallën e operacionit kirurgu është gjendur përballë një kërkese shumë të veçantë të fëmijës që do të operonte, lidhur me arushin e tij të grisur.
“Mund ta operosh arushin tim para meje” , i ka kërkuar ai mjekut. Përballë kësaj kërkese doktori nuk ka mundur t’i thotë jo dhe kështu mjeku me të gjitha pajisjet kirurgjikale i është futur punës me pacientin e tij me shumë flokë duke e qepur atë para se të niste operacionin me pacientin e tij të vërtetë .
Kjo histori e bukur midis doktorit dhe vogëlushit ka ndodhur në Kanada. Kirurgu Daniel Mcneely i qendrës Halifax është gjendur përballë kërkesës së veçantë të 8 vjeçarit Jackson Mckie.
Këtë histori kirurgu e ka treguar dhe në profilin e tij në Twitter dhe më pas është përhapur nga shumë media sociale.
“Little babby” kështu quhesh arushi i vogëlushit i cili ka përfunduar në sallën operacionale bashkë me pronarin që vuante nga hidrocefalia (një grumbullim i lëngut në tru).
“Ai ma kërkoi, e si mund t’i thoja jo një fëmijë 8 vjeçar”- ka thënë doktori duke shtuar me shaka: “mendova nëse do isha në gjendje të kuroja një pacient kaq delikat”