Florjan Binaj tregon si e kapi të dashurën mat duke u puthur me një tjetër

0
175

Florjan Binaj është një ndër aktorët më komikë që ka  programi ‘Portokalli’.

Mbrëmë në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ Flori ka marr pjesë në lojën ‘ndaje ose haje’. Ai duhej t’i përgjigjej një pyetjeje ose nëse refuzonte do të konsumonte njërin prej ushqimeve që gjendeshin në tryezë.

Pyetja që iu bë aktorit ishte ‘“emri i një vajze që të ka pëlqyer/ ke dashur shumë’. Ai vendosi të përgjigjej me nota humori, por pa përmendur emra konkretë.

Ai tregoi se si dy të rinjtë kishin nisur shikimet me sy dhe pëlqimet e madje edhe ato dhurarat e vogla ndaj njëri-tjetrit por kjo histori nuk do të zgjaste shumë.

Më 14 shkurt aktori kish blerë një arush të madh për t’ja dhuruar të dashurës së tij dhe e kishin lënë të takoheshin te kodrat e Liqenit. Por me të mbërritur atje shtangu pasi pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një djalë tjetër. Sigurisht që nga kjo ngjarje ka kaluar kohë.  Tashmë Flori është i martuar dhe me bashkëshorten e tij janë ka dy fëmijë të vegjël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here