Rikthehen shpërthimet në Fushë Krujë.
Gjatë darkës së mbrëmshme ka shpërthyer një sasi eksplozivi në fshatin Larushk në mes dy banesave të kesaj zone.
Ndërkohë policia njofton se nuk ka të lëndar vetëm disa dëme materiale
Ja njoftimi i policise per ngjarjen
Fushë – Krujë Më datë 07.10.2018, rrerh orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasëve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve