Nga Enxhi Biba
Rituali më i preferuar për të gjithë, të vjetër e të rinj mbetet padyshim kafeja. Dita nis dhe mbyllet me kafe apo nëpër kafene.
Lajmet e bukura apo të shëmtuara thuhen në kafe, fejesat dhe martesat nuk konceptohen pa pire kafetë, për çdo gëzim të japim kafe dhe çdo hall e qajmë me kafe. Edhe bisedat e punës bëhen në kafe.
Nuk thonë kot është bërë kafeja institucion. Shpeshherë harrojmë të bëjmë edhe ca llogari shpenzimesh.
Si shumica prej nesh edhe dita ime nis me kafe.
Zgjohemi dhe si ilaçin perfekt të zgjimit apo motivimit kërkojmë kafenë. Në kohë apo me vonesë ndalesa ime e parë ishte për çdo ditë lokali poshtë shtëpisë. Dy gota kafe, sheqeri, lugët plastike dhe me vrap në makinë.
Që në mëngjes fluturonte nga portofoli njëqind e gjashtëdhjetë lekëshi. Dhe a thua do të ishe kafja e vetme që do të konsumonim?! Nga frenimet e rastit gjysma e kafes përfundonte mbi rroba ose me pak fat mbi tapicerinë e makinës.
Dhe ne vajzat e dimë më së miri që kaq mjafton për ta nisur ditën mbrapsht dhe fytyrë ngrysur. Një ditë ku kafeja mbetet kryefjala. Ndonjëherë mendoj se ndoshta do kishte qenë më mirë të mbeteshim tek kafeja turke që mbron me aq fanatizëm mamaja.
Por ka gjithmonë një mënyrë tjetër akoma për ti bërë gjërat ndryshe. Le të rikthehemi edhe njëherë tek llogaritë. Në javë një çift që harxhon njëmijë e njëqind e njëzet lekë vetëm me kafe mëngjesi nga lokali i thjeshtë i lagjes.
Po të shtojmë këtu edhe koston oportune, rehatinë e shtëpisë dhe dëshirën për ta konsumuar kafen teksa hap sytë, fatura shkon ca më tepër.
Më qëlloi që një mëngjes kafen ta pija në Beograd, një nga ato fluturimet shumë të hershme të mëngjesit kur kafeja bëhet e domosdoshme. Nuk kisha para xhepi por aroma e kafesë ishte e papërballueshme.
Në zonën e tranzitit, me pak hezitim nxora kartën time Visa Elektron nga Credins dhe ia zgjata shitëses me hezitim nëse do e pranonte. Kafeja kushtonte vetëm një euro e gjysëm mendova që ishte një shumë e vogël dhe shitësja do ta refuzonte.
Sa mirë u ndjeva kur ma mori kartën me buzëqeshje, e kaloi ne terminalin POS , dhe më zgjati faturën dhe kafenë time të preferuar.
U ktheva në Tiranë e gëzuar me planin që tani e tutje kafen time të mëngjesit do ta shijoj vetëm duke paguar me kartën Visa Electron nga Credins. Por mu desh të zhgënjehesha shumë shpejt.
Kamerierja ime e zakonshme më tha që për shuma kaq të vogla nuk pranojnë karta? I buzëqesha me pak trishtim dhe fillova të grumbulloja monedhat në portofol.
Pasdite shkova dhe bleva një ekspres, në një Qendër tregtare. Kësaj radhe para se të hyja në dyqan pashë ektiketën Pagesa Visa dhe Master nga Credins bank.
Tani me ekspresin në shtëpi kursejmë gjashtëdhjetë lekë çdo mëngjes. Më tej i thonë katërqind e njëzet java apo njëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë lekë muaj.
Dhe në fund të vitit kemi njëzet mijë e njëqind e gjashtëdhjetë lekë ekstra në arkën e kursimit falë ekspresit të kafesë. Epo edhe kur vjen puna tek kursimi duhet patjetër të lexojmë mes rreshtave. Vërtetë paratë nuk janë gjithçka, por shërbejnë thuajse për gjithçka, e për këtë sa më shumë të keni e të kurseni aq më mirë është.
Perse pajisja me POS mund ti ndihmojë bizneset për të krijuar një experiencë të mirë për klientët e tyre?
Kur një biznesi është i pajisur me POS, shtohen shanset që klientët të mos heqin dorë nga blerja për arsye të mungesës së CASH.
Pajisjet POS në një biznes tregojnë se biznesi është i formalizuar dhe përdor teknologjinë.
Në hyrje të Bizneseve që ofrojnë mundësi të pagesës me POS, vendoset logo e Mastercard dhe VISA duke i dhënë biznesit një tregues se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar pagesash. Fakti që një biznes afishon pranimin e pagesave përmes kartave inkurajon klientë të rinj që të vizitojnë dhe bëjnë blerje në këtë biznes,
Bizneset që pranojnë pagesat me karta, fitojnë avantazhe konkurruese duke u bërë pjesë të programeve të besnikërisë në banka me të cilat bashkëpunojnë.