Një ditë pas planit të masave për marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, efektivë të FNSH janë vënë në ruajtje të banesës së familjes së saj.
Mëngjesin e sotëm janë parë efektivë dhe një furgon i FNSH-së, të cilët qëndrojnë pranë shtëpisë së Xhisiela Malokut në fshatin Larushk.
Plani i masave për mbrojtjen e Xhisiela Malokut dhe familjes së saj u mor ditën e djeshme pas vendosjes së tritolit në banesën e gjyshit, ku ajo jeton.