Autori i masakrës së Matit, Kujtim Koxha i cili u arrit që të kapej nga Policia pas një sërë kërkimesh në zonë, mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit Shëlli, ku ndodhi dhe ngjarja, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste të fshatit Shëlli.
Koxha mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka pasur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.
Pas kësaj masakre, ka arritur në tre numri i viktimave, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.
Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, është Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.