Arrestohet ‘skifteri’ i Cërrikut…

0
171

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve .

Në pranga u vu Adriatik Lleshi, 35 vjeç, banues ne Rrenas të Belshit. Sipas policisë ky person në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Cërrik.

Vjedhjet e dokumentuara sipas policisë:

• Më datë 10.10.2018, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur në qyqanin e shtetasit F.I.

•Më datë 21.06.2018 në fshatin Deshiran, dyshohet se ka vjedhur në shkollën e mesme në fshatin Deshiran një monitor kompiuteri TLC.

•Më datë 02.02.2018, në fshatin Klos, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.V.

•Më datë 17.11.2017, në fshatin Mollas, dyshohet se ka vjedhur në pronën e shtetasit F.Xh .

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here