Një tentativë origjinale për të pajisur të burgosurit me mjete komunikimi, ka dështuar sot në burgun e Lezhës.
Punonjësit kanë konstatuar se gjatë orarit të ajrimit, nga jashtë është hedhur në ambientet e burgut një top futbolli.
Brenda topit janë gjetur 3 celularë, dy iphonë dhe një telefon tjetër tip Samsung. Po ashtu jane gjetur dy karikues dhe dy karta telefonike të pahapura.
Autoritetet kanë filluar hetimet për identifikimin e autorëve.